Politike

“Përdhoset flamuri kombëtar”/ Berisha publikon foton pas mitingut të Ramës në Durrës: Krim i shëmtuar

Sipas Berishës ky është akt përdhosje i flamurit kombëtar dhe një krim i shëmtuar i pushtetit të mafies.
Featured image of article: “Përdhoset flamuri kombëtar”/ Berisha publikon foton pas mitingut të Ramës në Durrës: Krim i shëmtuar Në foto flamuri në tokë, i postuar nga Berisha

TIRANË- Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka publikuar një foto, në të cilën shfaqet flamuri ynë kombëtar i hedhur në tokë, kjo pas mitingut të Ramës ditën e djeshme në qytetin bregdetar të Durrësit.

Sipas Berishës ky është akt përdhosje i flamurit kombëtar dhe një krim i shëmtuar i pushtetit të mafies.

Berisha shkruan në mbishkrimin e fotos: “Krim i shemtuar i narko horrave te pushtetit te mafies”

“Perdhoset Flamuri Kombetar pas mitingut ne Durres te Zografit Bis. Krim i shemtuar i narko horrave te pushtetit te mafies. Rama ik! Fitore!”, shkruan Berisha në Facebook.

(a.m./dosja.al)

Shto Koment