Politike

Përçarje në PS-në e Vlorës? Shënohet pjesëmarrje e ulët në zgjedhje, parregullësi e vota të pavlefshme

Sipas informacioneve bëhet me dije se në të 5 rajonet që qyteti i Vlorës ka, llogaritet një pjesëmarrje më e ulet se 30% e të antaresuarve në PS e Vlorës.  
Featured image of article: Përçarje në PS-në e Vlorës? Shënohet pjesëmarrje e ulët në zgjedhje, parregullësi e vota të pavlefshme Fleta e votimit në Vlorë

VLORË- Pas Shkodër dhe në Vlorë duket se ka përçarje të Partisë Socialiste. Dega e kësja partie në Vlorë ka bojkotuar zgjedhjet për delegatë në Kongresin e PS.

Sipas të dhënave që disponon Dosja.al, bëhet me dije se votimet e mbajtura një dite më parë kanë shënuar një pjesëmarrje të ulët nga anëtarsia. Sipas informacioneve bëhet me dije se në të 5 rajonet që qyteti i Vlorës ka, llogaritet një pjesëmarrje më e ulet se 30% e të antaresuarve në PS e Vlorës.  

Burime brenda PS-së tregojnë se gjatë numërimit të votave për delegatë një numër i lartë i fletëve të votimit kanë qenë të pavlefshme. Shumica e tyre mbi 150 vota kanë të shënuar një kryq në gjithë fletën. Më tej po të njëjtat burime bëjnë me dije se mungesa e pjesëmarrësve është shenjë e sabotimit që antarët janë duke i bërë kreut të PS në Vlorë.  Ndërsa pjesa tjetër që ka shkaur në votime e ka nxjerr votën të pavlefshme.

Procesi i votimeve mbajtur një ditë më parë për zgjedhjen e delegateve u shoqërua nga shumë parregullësi. Sipas informacioneve të Dosja.al mësohet se një anëtarë ka votuar dy herë dhe shumë kanë hedhur votën e tyre pa mjet identifikimi dhe kartë anëtarësie. Më tej mësohet se përplasja mes anëtarëve në PS  ka ardhur si pasojë e përplasjes së anëtarëve të vjetër të kësaj force politike me kryetarin aktual të degës së Vlorës.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment