Politike

Përçarje në familjen Hajdari?! Rudina mban mandatin, Kiri në protestën e Lulzim Bashës (FOTO)

Por duket se nuk ndan të njëjtin qëndrim me të vëllain, Kirin. Kiri Hajdari është fotografuar në protestën e opozits së bashkuar para parlamentit, ku u bë edhe djegia e mandateve.
Featured image of article: Përçarje në familjen Hajdari?! Rudina mban mandatin, Kiri në protestën e Lulzim Bashës (FOTO) Rudina Hajdari, dhe Kiri Hajdari, fëmijët e Azem Hajdarit

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari ka përforcuar gjithnjë e më shumë zërat se pas Myslim Murrizit do të jetë e dyta që do e ruajë mandatin e saj.

Hajdari në reagimet e fundit publike ka thënë se përgjigjia varet nga marrëdhëniet e saj me ndërkombëtarët, që sipas saj mbështesin Shqipërinë. (Lexo ketu).

Por duket se nuk ndan të njëjtin qëndrim me të vëllain, Kirin. Kiri Hajdari është fotografuar në protestën e opozits së bashkuar para parlamentit, ku u bë edhe djegia e mandateve.

Hajdari siç shihet edhe në këtë foto të Panorama Plus ka marrë pjesë në protestë megjithëse e motra e tij, Rudina ka refuzuar të ndërmarrë aktin ekstrem që ka bërë opozita shqiptare.

Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.
Kiri Hajdari në protestën e opozitës

Rudina Hajdari dhe Kiri Hajdari, janë dy fëmijët e deputetit të vrarë demokrat Azem Hajdari.

Mosdjegia e mandatit të Hajdarit është lidhur me çështjen e Vettingut, pasi mamaja e Hajdarit, Fatmira është gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Tiranës. (Lexo ketu)

(F.g/Dosja.al)

Shto Koment