Politike

Përçarja e opozitës së bashkuar? Kryemadhi: Kurrë! S’ka bir nëne që lëviz nga listat e PD dhe LSI, Rama nuk mund t’i blejë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se Edi Rama nuk e përçan dot opozitën e bashkuar. Sipas saj Edi Rama nuk blen dot asnjë deputet nga PD dhe LI.
Featured image of article: Përçarja e opozitës së bashkuar? Kryemadhi: Kurrë! S’ka bir nëne që lëviz nga listat e PD dhe LSI, Rama nuk mund t’i blejë Monika Kryemadhi

TIRANË -Kryetarja e LSI,Monika Kryemadhi foli në lidhje me lëvizjet e radhës së opozitës së bashkuar, pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese. E ftuar në studion e “Çim Peka Live”, Kryemadhi u shpreh se kryeministri Edi Rama, nuk do të mund ta çajë dot opozitën e bashkuar. Më tej ajo paralajmëroi Ramën, se nuk do të ketë mundësi që të blejë deputetë nga PD dhe LSI

“Kurrë! Unë po e them që tani. Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrin, ne LSI kemi koalicion me Partinë Demokratike dhe qeverisja jonë pas zgjedhje të 2021 do të jetë vetëm me partinë demokratike. Dhe nuk ka për të pasur njeri, bir nëne të lëvizë nga listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim apo të Partisë Demokratike apo të kujt do partie tjetër që mund të mendojë Edi Rama që mund t’i blejë. Nuk blen dot. Ka blerë seksin deri më tani por dashurinë nuk e blen dot. Kështu që e ka të mbaruar atë punë”, u shpreh Kryemadhi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deklarata e Kryemadhit vjen në një kohë kur Kuvendi miratoi me 106 vota pro ndryshimet kushtetuese të propozuara nga Partia Socialiste dhe opozita parlamentare. Listat e deputetëve në zgjedhjet e vitit 2021 do të jenë të hapura ndërsa koalicionet parazgjedhore nuk do të jenë si në zgjedhjet e shkuara. Opozita tha se kjo është një maskaradë e kryeministrit për të vënë interesat personale mbi ato të shqiptarëve. Ndërsa ndërkombëtarët shprehën zhgënjimin e tyre shprehën keqardhje, duke thënë se do të donin, që ndryshimet kushtetuese të kishin dakordësinë e të gjitha palëve.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment