Showbiz

Përçahet grupi “Threedots”? Flori tregon SHERRIN me Brunon: Nuk flasim, zero pikë u dhashë se vdiqën të fitojnë…Fifi ‘zbut situatën’: E meritojmë, s’jemi këtu për atë gjë

VIDEO
Të njëjtën gjë ka bërë dhe çifti Bruno-Fifi që përformuan bashkë, këngën e Florit me Klajdi Harunin e vlerësuan me zero pikë.
Featured image of article: Përçahet grupi “Threedots”? Flori tregon SHERRIN me Brunon: Nuk flasim, zero pikë u dhashë se vdiqën të fitojnë…Fifi ‘zbut situatën’: E meritojmë, s’jemi këtu për atë gjë Flori Mumajesi, Klajdi Haruni, Alban Ramosaj, Bruno dhe Fifi

TIRANË– Producenti Flori Mumajesi ka pranuar hapur se grupi “Threedots” është ‘përçarë’ dhe se vetë ai është zënë me një prej kolegëve, Brunon. I ftuar në “Post Kënga Magjike” në “E diela Shqiptare”, Mumajesi tha se ai dhe Bruno nuk flasin dhe se për këtë arsye i ka dhënë edhe zero pikë në vlerësimin e këngës.

Të njëjtën gjë ka bërë dhe çifti Bruno-Fifi që përformuan bashkë, këngën e Florit me Klajdi Harunin e vlerësuan me zero pikë.

“Fifi nuk më votoi mua dhe unë nuk e votova Fifin, bile Bruno është mërzitur me mua, unë me Brunon nuk flasim. 0 i dhashë e meritonin sepse vdiq të merrte çmimin e pare,”- tha Mumajesi.

Këtë deklaratë, Fifi u përpoq ‘ta zbuste’ duke shtuar se kjo gjë regon se ata nuk kanë shkuar aty për piëkt, por për diçka më të madhe.

“E meritojmë 0, e meritojnë 0 sepse nuk kemi ardhur për pikët, as për t’u vlerësuar sepse këngët janë shumë shpirtërore dhe kemi dashur të tregojmë diçka më shumë sesa pikët,”- tha ajo.

Ardit Gjebrea e mori si një mesazh.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Unë e kuptova veprimin tuaj dhe bëtë shumë mirë që i dhatë 0 pikë njëri-tjetrit sepse dhatë një mesazh dhe ky ishte mesazhi që ju dhatë. Në këtë festival ndodh gjithçka, por edhe sikur t’i jepte 30 dhe sikur edhe sikur të jepte 0 prapë nuk do ndryshonte asnjë gjë. Bëjini llogaritë, kush di të bëjë matematikë, e bën matematikën,”- tha Gjebrea.

Por, a ishte kjo thjesht një taktitë për të mos treguar ndikimin e “Threedots”?

Gjatë natës së kaluar u vu re mungesa e Flori Mumajesit në çdo moment kur Fifi, Bruno dhe Klajdi brohorisnin pas çdo dhënie pikësh. Ata qëndronin të gjithë bashkë të përqafuar, ndërsa Mumajesi nuk shihej pranë tyre.

Edhe në momentin që kupa iu dorëzua Alban Ramosajt, Fifi, Bruno dhe Klajdi kënduan bashkë me të, ndërsa Mumajesi ishte në një cep. Gëzonte për fitoren e Ramosajt, por nuk ishte pjesë e ‘grupit të festës’. A ka një përçarje të vërtetë me styre, apo bëhet fjalë për një sherr momental?

(f.m/Dosja.al)

Shto Koment