LIVE UPDATES
Politike

Përballje me Ramën? Kryemadhi futet në lojë: Mund të kandidoj në Durrës, do ta bënte betejën interesante

9 Shtator 2020, 14:46 Nga DOSJA
Përballje me Ramën? Kryemadhi futet në lojë: Mund të

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka dhënë detaje mbi strategjinë e partisë që ajo drejton dhe opsionet ku mund të kandidojë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në një intervistë për Vizion Plus, Kryemadhi, ka thënë se deri më tani po shqyrton qytetet e Tiranës, Durrësit, Fierit dhe Elbasanit duke mos e përjashtuar një përballje me Edi Ramën. Duke marrë parasysh se kreu i qeverisë ka marrë “frenat e fushatës” në Durrës, Kryemadhi nuk e ka përjashtuar një përballje të mundshme me tëduke shtuar se do të ishte interesante si betejë.

“Po pse jo. Nuk ka asgjë të keqe, është interesante. Do ta bënte betejën shumë më interesante, por e gjitha do të jetë në funksion të maksimizimit të votës dhe të krijimit të oportuniteteve dhe mundësive për kandidatë të rinj, për djem dhe vajza të reja, për burra dhe gra të rinj në politikën shqiptare, të cilët kanë background profesional, por dhe kanë dëshirë për të ndryshuar dhe për tu bërë pjesë e politikës dhe e  vendimmarrjes”, tha Kryemadhi.

Ndërkohë që Rama ka hapur kartat dhe ka pranuar se do të drejtojë Durrësin, ish-kryeministri Sali Berisha la të kuptohej disa netë më parë në një intervistë televizive se përballë tij nga demokratët do të vendoset Lulzim Basha. Mesa duket për këto zgjedhjet, sytë nuk do të jenë nga Tirana por në Durrës, aty ku rindërtimi pas tërmetit të 26 nëntorit është kthyer në kalë betejë nga të dyja palët.

PJESË NGA INTERVISTA:

-Ju Zonja Kryemadhi, a e keni vendosur ku do të garoni?

Kjo ka kohë për tu vendosur. Sigurisht që strategjia ime është Fieri, Durrësi, Tirana, Elbasanin do të shikojmë.

-Në Durrës përballë Edi Ramës?

Po pse jo. Nuk ka asgjë të keqe, është interesante. Do ta bënte betejën shumë më interesante, por e gjitha do të jetë në funksion të maksimizimit të votës dhe të krijimit të oportuniteteve dhe mundësive për kandidatë të rinj, për djem dhe vajza të reja, për burra dhe gra të rinj në politikën shqiptare, të cilët kanë background profesional, por dhe kanë dëshirë për të ndryshuar dhe për tu bërë pjesë e politikës dhe e  vendimmarrjes.

Mendoj që sot Shqipëria ka nevojë për një vendimmarrje të re, të cilët e lidhin të ardhmen e tyre me të jetuarin në Shqipëri dhe vetë slogani i LSI është ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë tonë në aspektin e rikthimit të atij truri të rrjedhur në këto vite të larguar për tu rikthyer në Shqipëri duke pasur parasysh që ky vit sidomos do të jetë një vit shumë i vështirë për arsimin shqiptar. Unë kam pasur gjatë gjithë kësaj kohe takime më shumë të rinj dhe sidomos me gjimnazistët dhe po konstatoj që shumë gjimnazistë do ta lënë shkollën këtë vit, pra do të bëjnë një vit pushim për tu larguar dhe duke pasur parasysh që shkollat tona do të kthehen me 4 turne. Pra do të fillojë në 8 të mëngjesit dhe do të mbarojë në 10 të darkës, në asnjë vend të botën nuk ndodh kjo.  As në kohën ku gjuha shqipe ishte ilegalitet në vitet 1800 ku bëheshin shkollat fshehtas, as atëherë nuk ka ndodhur ky fenomen. Kështu që është një situatë vërtet dramatike që kërkon një zgjidhje dhe nuk është çështje politike më shumë se sa është çështje kombëtare ku kërkohet një përfshirje të të gjithë faktorëve politik, intelektual dhe institucional për zgjidhjen e këtij problemi. Kemi një të papërgjegjshme Ministre të Arsimit, e cila pasi shkatërroi çdo gjë thotë se do të ikë me pushime. Ku e çon logjika, ku e çon përgjegjësia. Pra përgjegjësia e saj është 0, është e papërgjegjshme.

Pra ajo që, nuk mund të them më irriton, por më nervozon dhe më bën jashtëzakonisht shumë jo dëshpëruese, por revoltuese mënyrën se si ajo e ka konceptuar Shqipërinë, si një lopë që e mjel dhe do kthehet tek burri i vet, në Kosovë, në Gjermani, Kanada apo ku do shkojë ajo, pra është absurditeti më i madh që mund të ndodhi, mungesa e përgjegjësisë dhe sot ku ne kemi vetëm në Tiranë nuk e di sa maturantë,  të cilët janë të pasigurt pas maturës shtetërore, janë me qindra maturantë të cilët kanë humbur të drejtën e studimit për shkak të Turit dhe provimeve dhe tezave më të cilat edhe sot e kësaj dite nuk kemi një përgjegjës për tezat e provimeve, pra nuk e dimë ne kush janë.

Sot e kësaj dite maturantët kanë paguar 20 mijë lek, pra 10 mijë lek për atë që ka bërë tezën dhe 10 mijë lek për atë që ka kontrolluar tezën, dhe përgjegjësia dhe informacioni është 0 nga ky shtet, janë disa gjëra që i thamë dhe pak më përpara që janë jo vetëm problematike, por kanë krijuar një lloj dëshpërimi dhe një lloj rrjedhjeje të jashtëzakonshme, megjithatë unë prapë besoj tek funksionimi dhe ndoshta dhe tek ajo ndjenjë kombëtare që sado pak mund ta ketë ç’bërë varfëria, mund ta ketë çbërë po themi çbërja e sistemit, mendoj që do të ndikojë sado pak tek të rinjtë dhe tek familjet e tyre për tu rikthyer dhe për të vendosur një raport tjetër komplet me shtetin.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike beteja politike per durresin edi rama monika kryemadhi beteja politike per durresin edi rama monika kryemadhi

Sondazh

Poll
Politike 9 Shtator 2020, 11:28

TIRANË-Ish-deputetja e Partisë Demraktike, Jozefina Topalli në një intervistë për Report Tv ka sulmuar kryedemokratin Lulzim Basha. Topalli ka deklaruar se...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni