Politike

Përballimi i situatës së COVID-19, Basha tregon se çfarë do bënte po të ishte kryeministër: Siguri, testim, ndihmë ekonomike

Basha u shpreh se ai do kishte si prioritet, sigurinë, testimin dhe ndihmën ekonomike.
Featured image of article: Përballimi i situatës së COVID-19, Basha tregon se çfarë do bënte po të ishte kryeministër: Siguri, testim, ndihmë ekonomike Lulzim Basha, kreu i PD

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur sot si kryeministër, duke treguaer se çfarë do bente ai nëse do kishte një pozicion të tillë. Në një intervistë për “Vizion Plus”, Basha u shpreh se ai do kishte si prioritet, sigurinë, testimin dhe ndihmën ekonomike.

 “Do të zbatoja plotësisht protokollin e sigurisë për jetën e çdo qytetari. Do të urdhëroja menjehere mbylljen e këtyre vatrave të infeksionit, do të vendosja mjaftueshëm para të cilat buxheti i ka, por do të duhet të shkojnë aty ku ka nevojë. Këtë po bën Kosova. Nuk ka nevojë të marrim shembuj të fryrë, këtë po bën Maqedonia e Veriut, këtë duhet të bëjë Shqiperia. Fondet janë të pamjaftueshme, mënyra e dhenies së tyre është e paqartë, kemi humbur tre javë, fillon prilli, shumica e familjeve kanë djegur rezervat e tyre, kanë djegur atë pak dhjamë që kishin ndaj duhet urgjentisht të veprohet.

Nga ana tjetër të ndryshohet urgjentisht strategji sa i përket dedektimit, zbulimit duke rritur masivisht testimin, duke nisur me shtresat më të ekspozuara që janë shëndetësia, janë punonjësit e shtetit që janë në kontakt me njerëzit, policia, janë punonjësit e sektorit privat që janë ne kontakt me njerëzit që nga punonjësit e tregtisë, të supermarketeve, bukëpjekësit me të gjithë ata që janë në kontakt me njerëzit dhe duke e shtrirë atë dhe duke nisur procesin e gjurmimit. Shqipëria është një vend i vogël në qoftë se hallkat funksionojnë, në qoftë se udhëzimet jo thjeshtë botohen apo hidhen e rihidhen në Facebook por zbatohen, atëherë ne mund t’a gjurmojmë dhe ta izolojmë virusin dhe kjo do t’a bënte shumë me te thjeshtë qe sistemi shëndetësor të mos shkojë drejt kolapsit. Këto janë tre prioritetet kryesore; siguria e jetës, mbyllja pra e vatrave potenciale të infeksionit, më shumë testime, nisja e procesit të gjurmimit dhe paketa e ndihmës social ekonomike, e cila është me vonesë, është e padetajuar dhe e pamjaftueshme”, u shpreh Basha.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë në Shqipëri bilanci i personave të infektuar ka shkuar në 223. 44 janë të shëruar dhe 11 viktima. Harta e 11 rasteve të reja zgjerohet në Tiranë, Fier, Shkodër, Tropojë dhe Korçë, ndërkohë që në spitalin Infektiv po marrin shërbim mjekësor 74 pacientë, 4 prej tyre të vendosur në frymëmarrje të drejtuar.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment