Politike

Për t’u patur zili edhe nga Hollywood! Rama nderohet me çmim, kryeministri bën sikur s’pranon: Nuk më takon, se marr! E di xhan se kam punuar por dalim tek ‘Portokallia’

Kryesocialisti ka vijuar debatin për disa minuta duke u munduar që të arsyetojë se përse nuk mund ta pranonte dhuratën, ndërsa përballej me turmën e 'zhgënjyer' që shoqëronin me pasthirrma refuzimet e tij. 
Featured image of article: Për t’u patur zili edhe nga Hollywood! Rama nderohet me çmim, kryeministri bën sikur s’pranon: Nuk më takon, se marr! E di xhan se kam punuar por dalim tek ‘Portokallia’ Edi Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në një skenë që do ta kishin zili edhe regjisorët më të mëdhenj të Hollywood. Në Ditën Botërore të Infermierëve, Rama bashkë me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ndërkombëtarë të tjerë kanë mbajtur një fjalë të shkurtër duke falenderuar bluzat e bardha për kontributin e tyre.

Në fund të fjalës së tij, kreu i qeverisë është “surprizuar” nga presidentja e Urdhërit të Infermierëve, Blerina Duka, e cila “pa e ditur Rama” i ka dhuruar certifikatën e nderit. Por kryesocialisti ka vijuar debatin për disa minuta duke u munduar që të arsyetojë se përse nuk mund ta pranonte dhuratën, ndërsa përballej me turmën e ‘zhgënjyer’ që shoqëronin me pasthirrma refuzimet e tij.

PJESË NGA BISEDA: 

Edi Rama: Po unë sa fola mirë për gratë! Tani me lejen tuaj unë nuk do ta marr certifikantën. E refuzoj ta marr.

Turma: Aaaaa

Edi Rama: Nuk më takon por duke qenë se nuk doni ta lini në siklet presidenten, certifikatën ta mbaj urdhëri dhe unë ta marrë pasi të jetë rritur paga me 40%. Do na çoni në Portokalli me të drejtë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Blerina Duka: Njerëzit që punojnë vlerësohen.

Edi Rama: E di xhan e di. Unë nuk e marr se nuk e meritoj. Nuk ka shans që të vij këtu sot për t’ju nderuar ju dhe i vetmi që marr nderim jam unë. Llampën do ta marr sepse do më kujtoj që të marr certifikatën kur të rris pagën me 40%.


LAJMI KRYESOR: Dita Ndërkombëtare e Infermierëve/ Rama: Fëmijët e bluzave të bardha që kanë rënë në krye të detyrës, mbështetje nga shteti deri në moshën 18 vjeç! Ambasadorët Kim-Soreca shprehin mbështetje: SHBA dhe BE krah jush

(a.b)/dosja.al

(k.m/dosja.al)

Shto Koment