Showbiz

“Për të gjithë të çuditurit”, Anxhela Peristeri del me mbathje, Ermal Mamaqi lë komentin EPIK (VIDEO)

Anxhela Peristeri ka shpërndarë një video ku ‘përshëndet’ të gjithë ata që e kritikuan për ekpozimin e tepërt, por Ermal Mamaqi s’e lë rehat.
Featured image of article: “Për të gjithë të çuditurit”, Anxhela Peristeri del me mbathje, Ermal Mamaqi lë komentin EPIK (VIDEO) Këngëtarja, Anxhela Peristeri dhe aktori, Ermal Mamaqi.

TIRANË– Anxhela Peristeri publikoi klipin e saj të ri, e veshur nuse, me një fustan stil dhe të guximshëm. Me të brendshmet ekspozuar, ndaj këngëtares plasën një varg kritikash nga komentuesit në rrjete sociale.

“Për të gjithë ata që janë çuditur kaaaqqq shumëëë që në video kam dale me mbathje ja dhe një (back stage) tjetër ! Ju dua shumë,”- shkruan Anxhela Peristeri në videon e postuar në profilin e saj.

Por në sy bie komenti i Ermal Mamaqit që nuk i asnjëherë batutat e tij: “Shyqyr o goc… se kam gjithë kto ditë që më del gjumi natën…”

Anxhela Peristeri i është përgjigjur me emoji të qeshurash, ndërkohë që në rreshtin e komenteve bie në sy dhe ai I koleges, Çiljeta Xhilaga: Mos e vrit mendjen karamele.


(R.L/Dosja.al)

Shto Koment