Showbiz

Për të qënë prezent gjatë lindjes së fëmijës, lirohet nga burgu bashkëshorti i Nicki Minaj

Bashkëshorti i reperes Nicki Minaj u lirua nga burgu duke paguar një shumë prej $100.000 dollare dhe me rregulla të rrepta se ku mund dhe nuk mund të udhëtoje. Me daljen e tij, ka edhe disa kushte, si moslejimi i përdorimit të susbtancave të paligjshme dhe mbajtja me detyrim e një monitori në këmbë gjatë gjithë kohës.
Featured image of article: Për të qënë prezent gjatë lindjes së fëmijës, lirohet nga burgu bashkëshorti i Nicki Minaj nicki minaj

AMERIKE– Kenneth Petty, bashkëshorti i reperes së njohur Nicki Minaj është liruar nga burgu për të qënë i pranishëm në lindjen e fëmijës së tij.

Leja iu dha pasi një gjyqtar uli kufizimet e denimit, ndërkohë që ai pret vendimin që do të merret për të, në përfundim të gjyqit.

Ai u lirua nga burgu duke paguar një shumë prej $100.000 dollare dhe me rregulla të rrepta se ku mund dhe nuk mund të udhëtoje. Me daljen e tij, ka edhe disa kushte, si moslejimi i përdorimit të susbtancave të paligjshme dhe mbajtja me detyrim e një monitori në këmbë gjatë gjithë kohës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kenneth u dënua për përdhunim të shkallës së parë në vitin 1995, për të cilën duhej të regjistrohej si “sex offender” në Kaliforni, gjë të cilën ai nuk e bëri. Nëse regjistrimi nuk bëhet i plotë apo siç duhet, kjo konsiderohet shkelje dhe mund të rezultojë në gjobë dhe dënim me burg, për maksimumi 10 vite.

nicki minaj

Nicki nga ana tjetër po e përballon e vetme të gjithë shtatzëninë, pasi Kenneth është arrestuar që prej muajit mars, pasi nuk u regjistrua si “sex offender”.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment