Showbiz

‘Për pak më grabitën dy djem’, djali i Inva Mulës dhe Pirro Çakos në rrezik

Një ndodhi e pazakontë i ka ndodhur Anthony Çakos, djalit të Pirro Çakos dhe Inva Mulës. Djalit i është dashur të përballet me një sulm nga dy moshatarë të tij, të cilët kanë tentuar t’i vjedhin telefonin. Gjithçka ka ndodhur vetëm pesë minuta larg shtëpisë së tij.
Featured image of article: ‘Për pak më grabitën dy djem’, djali i Inva Mulës dhe Pirro Çakos në rrezik Anthony Çako(djali i Inva Mulës dhe Pirro Çakos)

Shumë njerëzve u ka ndodhur të pësojnë sulme nga agresorë të rëndomtë. Jo pak raste ndodhin dhe tek ne ku vjedhjet janë bërë një ves i pashmangshëm. Sidomos në mjetet e transportit publik raportohen raste çdo ditë.

Diçka e ngjashme i ka ndodhur dhe djalit të kantautorëve Inva Mulës dhe Pirro Çakos, Anthoni Cakos. Këtij të fundit i është dashur të përballet me një surprizë të pakëndshme ku dy djem të së njëjtës moshë janë përpjëkur ta grabisin.

“Për pak më grabitën dy djem në moshën time, në mes të parkut, vetëm 5 minuta larg apartamentit tim. Disa njerëz duhet të rregullojnë jetën e tyre në vend që të merren me vjedhjen e telefonave të të tjerëve. Por jam gjallë dhe e kam telefonin tim”,-u shpreh ai në faqen e tij në instagram.

Anthony Çako është djali i vetëm që këngëtarët patën nga martesa e tyre. Ai për momentin po jeton në Paris ku duket se është nën gjurmët e prindërve të tij, në muzikë.

(R/L, Dosja.al)

Shto Koment