LIVE UPDATES
Aktualitet

Për një shuplakë! Artan Hoxha rrëfen historinë e familjeve Çaka-Mahmuti, si u bënë shtatë viktima pas sherrit në Barce

13 Maj 2021, 08:23 Nga DOSJA
Për një shuplakë! Artan Hoxha rrëfen historinë e

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka treguar se zanafilla e konfliktit mes familjes Çaka dhe Mahmuti që deri më sot ka sjellë shtatë viktimë, ka nisur në vitin 2008.

I ftuar në “Opinion”, Hoxha tregoi të gjithë historinë teksa shtoi se gjithçka ka nisur për një shuplakë që Florenc Alikaj i ka dhënë vëllait të Everest Çakës, Alfonsit, në prezencë të shumë njerëzve të tjerë në Barcelonë. Kjo shuplakë ka nxitur hakmarrjen e Çakës, i cili i ka bërë pritë Alikajt për ta vrarë në momentin që ky i fundit ndodhej me Zenel Mahmutin (Nel Çamin), por nuk e ka vrarë dot.

Çaka e ka qëlluar me një plumb në dorë dhe më pas i është bllokuar arma. ‘Nel Çami” është kundërpërgjigjur dhe ka vrarë Alfon Çakën. Familja e tij të fundit nisi hakmarrjen dhe vrau familjen e Çamit në gjumë, ngjarje e ndodhur në vitin 2012.

“Pista që nis në vitin 2008 ka sot shtatë të vrarë. Dy janë vëllezërit Ibrahim dhe Alfons Çaka, dy janë vëllezërit Muhameti dhe babai i tyre që janë vrarë në gjumë. Atëherë si ka nisur….ma lër ta shpjegoj se është shumë interesante.

Vëllai i Everestit, Alfons Çaka që është vrarë i pari, kishte shkuar në Spanjë me familjen. Dhe me kontaktet që kanë shqiptarët atje, nga qyteti i Elbasanit aty ndodhej Florenc Alikaj me familjen e vet. Ka kërkuar punë. Florenc Alikaj ishte përfshirë në trafikun e kokainës dhe të kanabisit. I ka dhënë punë, i ka dhënë mall për të shitur. Në një moment nuk i ka kthyer lekët. Meqenëse shuma shkoi kohë, Florenc Alikaj e kërkon për ta takuar, ai ishte fshehur dhe e gjen në një lokal në Barcelonë. E gjen, i kërkon të kthejë borxhin dhe në prezencë të njerëzve të tjerë e qëllon me shuplakë. Nga ai moment fillon konflikti me ta. Një javë më mbrapa pas kësaj ngjarje, në Barcelonë vjen nga Italia Zenel Çami që është pjesëtar i komunitetit çam në Elbasan. Ai ishte mik i ngushtë me Florenc Alikaj. Vendosën të shkonin në darkë në një restorant ku dihej që Florenci shkonte shpesh. Rrugës ndalojnë në karburant për të furnizuar makinën. Tek ky karburanti ju vjen një makinë në krah. Nga makina del Alfons Çaka, ai që i thonë Noçja, vëllai i viktimës Everest Çaka. Del shkon nga krahu i shoferit dhe qëllon në drejtim të Florenc Alikajt. Me plumbin e parë e qëllon në dorë dhe tek e shtëna e dytë pistoleta i bllokohet. Nga krahu i pasagjerit Zenel Mahmuti apo Nel Çami, qëllon nga krahu i pasagjerit dhe vret Alfons Çakën. Pas ngjarjes, vëllai tjetër i Florenc Alikajt që ishte atje, shkon tek familja e Everest Çakës dhe ia shpjegon ngjarjen. U thotë që ne u kemi ndihmuar, u kemi dhënë punë, na e keni bërë borxh, por në rastin konkret djali juaj ka qëlluar djalin tonë dhe e ka plagosur. Për të vrarë nuk e ka vrarë djali jonë. Dhe në fakt kjo gjë zgjidhet mes tyre dhe në varrimin e vëllait të Everest Çakës kanë qenë familjarët e Florenc Alikajt. Ndërkohë, merret vesh që këtë punë e ka bërë Zenel Muhameti. Menjëherë pas ngjarjes, si Florenc Alikaj si Zenel Çami, largohen nga Barcelona dhe ikin në Itali.

 Fshihen në Itali, madje Florenc Aliakaj pajiset me pasaportë me identitet të rremë. Detyrohet të kthehet në Spanjë pas 7 muajsh sepse i lini nusja. Duke shkuar në maternitet, e kap policia spanjolle. Happen kamerat e sigurisë tek karburanti ku kishte ndodhur ngjarja. Nga pamjet dallohet qartë Florenc Alikaj, por nuk duket qartë Nel Çami. Policia spanjolle i kërkon Florenc Alikajt të shpjegojë pse ka ndodhur ngjarja dhe kush është ai që ka bërë vrasjen. Ky nuk e tregoi prezencën e Nel Çamit sepse ky mendonte që ai i shpëtoi jetën. Në këto kushte në asnjë moment nuk pranoi të tregonte as që ishin marrë me trafik droge dhe as kush ishte autori. Nel Çami nga ky moment është zhdukur, nuk është parë më. Ai në Elbasan nuk kishte as grua as fëmijë. Kishte vetëm dy vëllezërit dhe babanë dhe ndaj ishte e vështirë që ai të goditej. Pastaj shkon në burg Florenc Alikaj, nuk pranon të tregojë si është e vërteta dhe kush është vrasësi. Dënohet me 16 vjet burg. E çon në apel dhe dënimi është paguar me sa di unë 800.000 euro në atë kohë dhe dënimi ka shkuar në 6 vjet në Spanjë. Por ai nuk e tregoi asnjëherë kush është autori. Nga ky moment e mbrapa hyn në lojë Everesti. Së pari vritet vëllai i Florenc Alikajt, Gëzim Alikaj, i cili ishte shofer autobusi në Elbasan dhe skishte punë fare. Ai u vra i pari dhe pasi ka bërë burgun në Spanjë Florenc Alikaj, kthehet në Elbasan dhe ekzekutohet edhe ai në Elbasan. Për të dyja rastet i dyshuari kryesor ka qenë Everest Çaka, në pamundësi për t’u hakmarrë ndaj Nel Çamit, atij që i kishte vrarë vëllanë. Vendos të hakmerret ndaj familjarëve të tij. Në një mëngjes, një nga autorët ka përfituar nga rasti kur një nga familjarët shkonte në punë herët, ka dalë dhe ka lënë derën hapur. Ai ka hyrë në banesë dhe i ka gjetur në gjumë. Ka vrarë më pas dy vëllezërit e Zenel Muhametit dhe babanë. Informacioni i fundit është që ai ndodhet në Amerikën Latine. Për këtë ngjarje atje është gjetur një AND e autorit, ka dyshme që është një vrasës me pagesë, dyshimet janë që pas kësaj vrasje është Everest Çaka por nuk është vërtetuar kjo gjë.

Të dy familjet kundërshtare që kishin qenë në konflikt, ai praktikisht i kishte asgjësuar rrezikun. Ai kishte vrarë dy vëllezërit Alikaj dhe pothuajse zhdukur e gjithë familja e Zenel Çamit, i cili nuk është parë më në Shqipëri që nga viti 2008. Ky zinxhir është më i qëndrueshëm sepse Nel Çami është një personazh që nga ajo kohë ka humbur kontaktin me komunitetin. Por aktiviteti që ai ka vazhduar e çuar direkte në Amerikën Latine dhe ai ka qenë njeri me potencial. Nga ana tjetër, të afërm dhe familjarë të familjes Alikaj, ku me kalimin e kohës nipërit janë rritur, ata mund të kenë kërkuar, mund ta kenë gjetur një mënyrë dhe ndaj dyshimi është që kjo është vrasje me pagesë. Ndërkohë variant tjetër që vrasja mund të ketë lidhje me vrasjen e Brukselit është që a do kishte mundësi Arian Spahiu apo njerëzit e tij, të reagonin pas atentatit. Një nga njerëzit potencial që ishte skeduar në atë kohë që mund të reagonte, ishte Everesti. Në atë kohë është thënë që ky është shkëputur dhe po mban distancë me ta sepse Everesti merrej me trafik kanabisi që mbillte në Spanjë, e kultivonte në Spanjë dhe e trafikonte në Gjermani. Nuk po merrej më me kokainë,”- tregon Hoxha.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha ekzekutimi i familjes mahmuti vritet everest caka artan hoxha ekzekutimi i familjes mahmuti vritet everest caka

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni