Aktualitet

Për një neon të vjetër, ekspertiza zbulon shkakun e rënies së zjarrit në magazinën e qendrës tregtare tek “Casa Italia”, rrobat sintetike morën flakë menjëherë

Konkluzionet përfundimtare të ekspertizës kanë zbuluar se neoni ishte i amortizuar dhe në pjesën më të madhe qëndronte i tejnxehur dhe ndodhej shumë pranë një dollapi me rroba sintetike
Featured image of article: Për një neon të vjetër, ekspertiza zbulon shkakun e rënies së zjarrit në magazinën e qendrës tregtare tek “Casa Italia”, rrobat sintetike morën flakë menjëherë Arjan Sala dhe pamje nga Casa Italia

TIRANË– Zjarrin në magazinën e qendrës tregatre “Casa Italia” që i mori jetën Arjan Salës u shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Dosja.al ka mësuar se ka qenë një neon i vjetër që ka shkaktuar shkëndijën elektrike që ka sjellë zjarrin masiv duke shkaktuar edhe vdekjen e Arjan Salës, i cili u vetësakrifikuar për të shpëtuar punëtorët që ndodheshin në magazinë.

Konkluzionet përfundimtare të ekspertizës kanë zbuluar se neoni ishte i amortizuar dhe në pjesën më të madhe qëndronte i tejnxehur dhe ndodhej shumë pranë një dollapi me rroba sintetike. Si pasojë e shkëndijës, rrobat aty pranë morën flakë dhe zjarri u përhap në mënyrë masive në të gjithë magazinën.

Gjithsesi mbetet për tu parë nëse në masivizimin e flakëve kanë ndikuar edhe kabujt që kanë qenë të amortizuar në magazinën e rrobave në qendrën tregtare. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 24 marsit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Fillimisht u raportua për një zjarr më demë të vogla materiale por orët kalonin dhe flakët nuk po shuheshin dot. Arjan Sala, punonjësi i sigurisë në qendrën tregtare u fut brenda magazinës dhe shpëtoi punonjësit e tjerë. Fatkeqësisht ai mbeti brenda ku dhe ndërroi jetë si pasojë e asfiksisë.

(f.m/Dosja.al)

Shto Koment