Kulture

“Për një dashuri që ikën…” , Luiza Xhuvani u ngjit në skenë pasi humbi bashkëshortin, flet regjisori: Kisha frikë se nuk do vinte

RegjiSori Kristian Koroveshi tregon se pas ndarjes së parakohshme nga jeta të Gjergj Xhuvanit, brenda tij ekzistonte dyshimi se Luiza do refuzonte të ngjitej në skenë për veprën
Featured image of article: “Për një dashuri që ikën…” , Luiza Xhuvani u ngjit në skenë pasi humbi bashkëshortin, flet regjisori: Kisha frikë se nuk do vinte Gjergj dhe Luiza Xhuvani

TIRANË- Ata bëhen bashkë, jo për film, as për drama të tejzgjatura, por për poezinë. “Mbrëmë i përshpërita një ylli” është shfaqja poetike që do të vijë sonte në mbrëmje në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse në Tiranë dhe do ngjisë në skenë Luiza Xhuvanin, Ndriçim Xhepën dhe aktorin e regjisorin e ri shumë të talentuar Kristian Koroveshin.

Ky i fundit tregon në “Rreze Dielli” se kishte më shumë se një vit që përgatitej për këtë shfaqje. Sipas tij kjo ishte një shfaqje dedikuar dashurisë që ikën dhe asaj që vjen.

“Në fillim kam projektuar aktorët në mendjen time, pastaj veprën. Në fillim mendova për Luizën, ajo është njeriu më i rrallë që kam njohur në jetën time, në pikëpamjen njerëzore dhe profesionale. Ndriçim Xhepa po ashtu. Është imazhi i aktorit realist, shumë dimensional, dhe në pikëpamjen njerëzore po ashtu, është njeri i madh dhe modest. Kam pasur një fat të madh t’i kisha çdo ditë në prova.”, tregon Kristiani.

Ai tregon se pas ndarjes së parakohshme nga jeta të Gjergj Xhuvanit, brenda tij ekzistonte dyshimi se Luiza do refuzonte të ngjitej në skenë për veprën, por shton se roli i saj në këtë mbrëmje poetike ishte i pazëvendësueshëm nga aktore të tjera, ndaj në çdo rast nuk do zëvendësonte atë.

“Luiza ka qenë totalisht e përqëndruar në punë. Ka sygjeruar pafund mendime, ka qenë shumë kreative në punë. Edhe e kam menduar që ajo mund të tërhiqej, por do ta shtyja projektin. Është e pazëvendësueshme.”, ka thënë regjisori.

Marrë nga Shqiptarja.com

Një Koment në ““Për një dashuri që ikën…” , Luiza Xhuvani u ngjit në skenë pasi humbi bashkëshortin, flet regjisori: Kisha frikë se nuk do vinte

  1. me vjen mire qe eshte ngjitur ne skene …ajo eshte puna e saj dhe me mire te merret me pune se ndryshe pervec qe humbem regjizorin e njohur do ma mungoje ne skene dhe nje aktore e madhe

Shto Koment