Sport

“Për ne është si një finale,” Antonio Conte shton presionin për ndeshjen ndaj Real Madrid: Nuk ka rrugëdalje tjetër

Kjo ndeshje e vlefshme për raundin e 4-të të Grupit B të Ligës së Kampionëve është me mjaft rëndësi për zikaltërit
Featured image of article: “Për ne është si një finale,” Antonio Conte shton presionin për ndeshjen ndaj Real Madrid: Nuk ka rrugëdalje tjetër Antonio Conte

MILANO-Antonio Conte prezanton Inter-Real Madrid në konferencën për shtyp. Kjo ndeshje e vlefshme për raundin e 4-të të Grupit B të Ligës së Kampionëve është me mjaft rëndësi për zikaltërit. Të thirrur për të ndryshuar ritmin e për të vazhduar shpresë për kualifikim në raundin e 1-16-tave, zikaltërit do të duhet të fitojnë ndaj Real Madrid për të vazhduar të mbetet zot i fatit të vet.

“Për ne është si një finale, nuk ka rrugëdalje tjetër, duhet të luajmë një lojë të bukur dhe të fitojmë. Duke përmirësuar disa situata krahasuar me atje, ne kemi treguar se mund të luajmë me cdo kundërshtar. Pas humbjes në Madrid dhe dy barazimeve, nuk kemi asnjë alternativë përvec fitores.Ne e dimë që një ndeshje e vështirë na pret. Luajmë kundër Real Madrid dhe e dimë se cfarë lloj skuadre është.”

Antonio Conte u ndal edhe tek  mungesat që ka Real Madrid. Zidane do të duhet të bëjë pa Sergio Ramos, Militao, Valverden apo edhe sulmuesin Karim Benzema, natyrisht që një gjë e tillë nuk është se i bën përshtypje Contes i cili shprehet se Real Madrid mbetet kundërshtar i fortë pavarësisht mungesave.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Unë nuk mendoj se Real Madrid mund të qahet nga ky këndvështrim. Ne po flasim për një skuadër të fortë dhe të plotë, të aftë për të kompensuar mungesat. Fakti që shtypi flet për këtë, më bën të buzëqesh pak.

Në rolin e mesfushorit-sulmues,prapa Lautaro Martinez dhe Lukaku, mund të jetë Sanchez. Një zgjidhje e vlefshme, por gjatë ndeshjes dhe jo nga fillimi. “Mund të jetë një zgjidhje për lojën në zhvillim ose kundër ekipeve të nivelit më të ulët. Ne jemi një ekip, që tashmë kemi mjaft sulmues. Kemi anësorë që janë diçka më shumë se krahët. Tre sulmues, në këtë moment do të ishte e vështirë për ekipin.”

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment