Aktualitet

“Për mjekët janë hequr fundjavat dhe ditët e festave”/ Tritan Kalo thirrje qytetarëve: Kini besim tek puna jonë, respektoni masat

Në kalendarin e mjekëve që po përballojnë COVID-in janë hequr festat e fundjavat. Mjeku Tritan Kalo iu bën thirrje qytetarëve që respektojmë masat e COVID-19.
Featured image of article: “Për mjekët janë hequr fundjavat dhe ditët e festave”/ Tritan Kalo thirrje qytetarëve: Kini besim tek puna jonë, respektoni masat Tritan Kalo

TIRANË- Tritan Kalo ka njoftuar se në kalendarin e mjekëve që po përballojnë COVID-in janë hequr festat e fundjavat. Sipas mjekut, ky vendim është marrë për të përballuar në mënyrë sa më efikase luftën me virusin në spitalet COVID.

Duke i siguruar të gjithë, se puna po bëhen me shumë përkushtim, ai u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat anti-COVID, por të kenë  edhe besim në punën e mjekëve.

Postimi i plotë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

KOHË KOVIDIANE….Fundjavë 5–6 Shtator 2020….Prej regjistrimit të rasteve të para të infektuara nga Sars-Cov2/Covid-19, në kalendarin e Mantelbardhëve e jo vetëm të Shërbimit të Sëmundjeve Infektive/Covid-1 në QSUT “Nënë Tereza”, janë hequr fundjavat dhe ditët e Festave…..Një ekip që përparësi të tij ka Punën, Profesionalizmin dhe Përkushtimin, për t’i shërbyer mundësisht sa më mirë të sëmurëve të prekur nga kjo “flamë mbarëbotërore”…..Puna e konceptuar dhe e zbatuar si një ekip i vetëm, ka dhënë, po jep dhe kurdoherë do të japë më shumë frute, në dallim me protagonizmin individual jo të rrallëshfaqur në këto muaj të Pandemisë….Jemi kurdoherë për ju në krye të MISIONIT tonë FISNIK….Nga të gjithë JU kërkojmë më shumë NDËRGJEGJËSIM e PËRKUJDESJE ndaj vetes, si dhe KUJDES ndaj të afërmve tuaj kudo dhe për çdo çast….NUKU është aspak e vështirë dhe e pamundur zbatimi i rregullave të higjenës individuale, kolektive dhe të mjedisit ku gjallojmë, distancimi fizik kur është e mundur, si dhe mbajtja e maskave në mjediset e mbylluara ose aty ku ka grumbullime….KEMI ende udhë për të bërë në përballjen me sfidën Sars-Cov2/Covid-19, ndaj KURRË mos e humbisni mirëbesimin ndaj punës dhe profesionalizmit tonë….KUJDES e DROJË po e vetëm po, PANIK jo e vetëm jo…JU DUAM dhe shpresojmë shumë në mirëkuptimin tuaj të kurdokohshëm….Together forever!!!

Ky reagim i mjekut vjen, pasi çdo ditë në Shqipëri rëndohet bilanci i COVID-19. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se dje, se kanë humbur jetën edhe 4 pacinetë të tjerë, ndërsa në total numri i viktimave ka shkuar në 316. Aktualisht në vend janë 3833 raste aktive.

J.V/Dosja.al

Shto Koment