Sport

Për Messin te City, “ndërhyn” edhe babai i Guardiolës

Ka ende zëra se do të largohet nga Barcelona, me Manchester Cityn dhe Paris SG, që po qëndrojnë në gatishmëri, por gjithashtu ka një ndjesi te katalanasit, se 33-vjeçari do të vazhdojë të qëndrojë në ‘Camp Nou’.
Featured image of article: Për Messin te City, “ndërhyn” edhe babai i Guardiolës

ANGLI – Tashmë Messi është shndërruar në një çështje familjare për Pep Guardiolën. Si të mos mjaftojë vlerësimi i vetë trajnerit të City, është edhe babai i tij Valenti Guardiola, që nuk e ka fshehur dëshirën e djalit të tij, për të punuar sërish me Lionel Messin.

Messi deshi të largohet nga Barcelona vitin e kaluar dhe të gjithë e shihnin atë me një të ardhme në Angli te Manchester City. Por, ish-presidenti, Josep Maria Bartomeu, i bëri favor Barçës duke insistuar që Leo të mos largohet.

E vetmja mënyrë se si Messi mund të linte Barçën, ishte përmes gjyqit dhe Leo kishte thënë: “S’dua të shkoj në gjyq me klubin e fëmijërisë, që më ka dhënë gjithçka” dhe në fund qëndroi. Mirëpo ka ende zëra se do të largohet nga Barcelona, me Manchester Cityn e Paris SG, që po qëndrojnë në gatishmëri, por gjithashtu ka edhe një ndjesi te katalanasit se 33-vjeçari do të vazhdojë të qëndrojë në ‘Camp Nou’.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Nuk ka asnjë klub në botë që nuk do të donte ta kishte atë (Messin) në skuadrën e tij. Unë e kam parë Messin të luajë që 12 ose 13 vjeç dhe jam habitur. Ai ishte gjeni edhe me ato vite. Ka pak lojtarë si Messi. Unë mendoj se Pep do të donte ta kishte atë në Manchester City”,- ka deklaruar babai i Pep Guardiolës.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment