Aktualitet

“Për kokën e djalit, u sqarova me daja Tikun…”/ S’kanë fund “bëmat” e mbesës së Adriatik Llallës, si mashtroi edhe gjinekologen që e ndihmoi të lindte në spital. I mori paratë e shpërblimit të burrit: I porosiste fëmijës gjëra shumë të shtrenjta, prandaj e kuptova…

Mjekja me inicialet R.M, u ka treguar oficerët e të policisë se është mashtruar nga mbesa e Adriatik Llallës, të cilës i ka dhënë 5 milion lekë të vjetra, shifër të cilës më pas i është shtuar edhe 500 euro.
Featured image of article: “Për kokën e djalit, u sqarova me daja Tikun…”/ S’kanë fund “bëmat” e mbesës së Adriatik Llallës, si mashtroi edhe gjinekologen që e ndihmoi të lindte në spital. I mori paratë e shpërblimit të burrit: I porosiste fëmijës gjëra shumë të shtrenjta, prandaj e kuptova… Foto ilustruese

TIRANË– Kallëzime të reja janë shtuar në adresë të mbesës së ish-prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llallës, Ilda Kërkapit. Pas dy oficerëve të Policisë së Shtetit, në “rrjetën” e saj të mashtrimit ka rënë edhe një mjeke gjinekologe, e maternitetit “Nëna Geraldinë” në Tiranë.

Gazetari Elton Qyno ka siguruar detaje nga dosja hetimore në të cilën mjekja me inicialet R.M, u ka treguar oficerët e të policisë se është mashtruar nga 24-vjeçarja, të cilës i ka dhënë 5 milion lekë të vjetra, shifër të cilës më pas i është shtuar edhe 500 euro. Paratë kishin si burim, shpërblimin prej 2 mijë euroësh që bashkëshorti i saj kishte marrë si shpërblim të luftës ndaj koronavirusit, pasi punon në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i shndëruar në COVID-2.

SI NISI GJITHÇKA

Mjekja gjinekologe ka treguar para OPGJ-ve se 24-vjeçaren e kishte njohur në spitalin ku edhe punonte gjatë kohës që ajo ishte shtatzënë me të birin e saj. Gjithë kohës, mjekja ka treguar se e reja shkonte e vetme duke pretenduar se nuk kishte njeri në Shqipëri dhe se bashkëshorti ndodhej larg. Pasi kishte lindur, mbesa e Llallës, i kishte kërkuar mjekjes para borxh me pretendimin se do t’ja kthente të gjitha ne momentin kur t’i ktheheshin familjarët. Por mjekja kishte nisur të dyshonte kur shihte aksesorët e shtrenjtë, të markave më në zë, që i blinte të birit. Pikërisht në këtë moment, ajo kishte nisur që t’i kërkonte paratë e saj të dhëna hua, ndërsa 24-vjeçarja përgatiste planin e “zhdukjes”.

 “…Ditën e lindjes së fëmijës Ilda Kërkapi është paraqitur vetëm në urgjencën e maternitetit “Nëna Geraldinë”, ku unë e kam pyetur për familjarë ose të afërt dhe ajo më ka deklaruar se nuk ndodheshin në Shqipëri, por jashtë shtetit. E kam pyetur për bashkëshortin e saj, Ilda Kërkapi më ka pohuar se burri ndodhej në Angli. Ndodhi procesi i lindjes dhe duke qenë se nuk kishte njeri pasi ishte e vetme, unë iu gjenda pranë në ato momente. Pasi lindjen dhe rimarrjes së vetes, në ato momente Ilda Kërkapi më ka kërkuar në formë borxhi 5 milion lekë të vjetra dhe 500 euro, duke më pohuar se do mi kthente lekët në momentin e parë që do vinin familjarët nga jashtë shtetit. Ia kam dhënë lekët, por fillova të dyshoj që në momentin e parë pasi gjatë kohës që qëndronte e shtruar në spital, Ilda Kërkapi porosiste gjëra fëmijës shumë të shtrenjta, ku një karrocë fëmijësh e ma marrë diku tek 1 mijë euro. Këtë karrocë kam zbritur dhe e kam marrë unë në hyrje të spitalit dhe ja kam dhënë Kërkapit në momentin e dorëzimit nga kompania “E-Bay”. Gjithçka e kam lënë në kuadrin e dyshimeve dhe vazhdoja ta ndihmoja dhe gjatë kohës kur vinte për vizita për fëmijën, por përherë më thoshte se s’ka gjë se e çoj tek (*emër spitali privat). Duke parë këtë situatë dhe duke mos i besuar më fjalëve të saj, fillova të insistoj duke i kërkuar lekët dhe përherë më thoshte se do mi kthente. Por që nga data 10 maj e deri tani më mban me shpresë, duke më dhënë vetëm 500 euro, ndërsa shumën 5 milion lekë nuk ma ka kthyer. E kam takuar dhe një ditë para kallëzimit, ku më ka ardhur me djalin e saj, duke më pohuar se do vinte me dajën e saj Tikun, dhe do më jepte shumën prej 5 milion lekë të vjetra…”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më pas, biseda ka vijuar në aplikacionin “Whatsapp”, ku herë pas herë mjekja kërkonte paratë dhe çdo rast e reja nxirrte justifikime duke përmendur edhe dajën e saj të “rëndësishëm”.

“Për kokën e D,(Djalit) unë kam ardhur se lashë makinën tek njëri që i mban dhe nesër do mi japë 5 mijë euro dhe merri i paç hallall të gjitha. Se më ke prit do ma bësh hallall e sot vetëm për djalin nuk të dal nga fjala…Atëherë më dëgjo. U s’qarova me dajë Tikun, nesër do vi të sjell 5 milion lekët e tua në orën 10. Faleminderit për pritjen…”.

Aktualisht Kërkapi është marrë e pandehur dhe pritet që në ditët në vijim çështja kundër saj të referohet për gjykim në gjykatën e Tiranës, për akuzën e “Mashtrimit” më shumë se njëherë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment