Showbiz

“Për inat të Gretës”, Eni Koçi publikon foto me të ëmën, i bën karshillëk të motrës nga Plava e Gucia

Këngëtarët po kalojnë disa ditë të bukura pushimi në këto troje, ku i shoqëron nëna e Enit.
Featured image of article: “Për inat të Gretës”, Eni Koçi publikon foto me të ëmën, i bën karshillëk të motrës nga Plava e Gucia Eni Koçi dhe Greta Koçi

MAL I ZI-Çifti shumë përfolur i show-bizzit shqiptar Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj prej disa ditësh ndodhen në Plavë-Guci.

Këngëtarët po kalojnë disa ditë të bukura pushimi në këto troje, ku i shoqëron nëna e Enit.

Eni ka publikuar në Instagram disa foto, ku shfaqet me të ëmën teksa po shëtisin trojet e bukura shqiptare, e duke vizituar disa vende me objekte të vjetra.

 

 

Në një video, ku shfaqet shumë e afërt me të ëmën ajo shkruan “Për inat të Gretës”, ku mesa duket Eni ka përfituar nga rasti për të bërë pak xheloze të motrën.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment