Sociale

Për herë të tretë në burg/ Nuk heq dorë nga rrahja e gruas, 47-vjeçari justifikohet: Isha i pirë, këto gratë e sotme nuk durojnë më…

Bashkëshortja me emrin Liljana, numërohet të ketë marrë tetë urdhra mbrojtjeje, por as që e ka menduar ndonjëherë që të divorcohet nga i shoqi, që sa herë del nga burgu përsërit dhunën ndaj saj apo edhe fëmijëve.
Featured image of article: Për herë të tretë në burg/ Nuk heq dorë nga rrahja e gruas, 47-vjeçari justifikohet: Isha i pirë, këto gratë e sotme nuk durojnë më… Foto ilustruese

Disa burra nuk venë mend, por edhe disa gra gjithashtu. Edhe në rast se njëri prej tyre ka bërë burg dhe tjetri është shkaku pse ai ka përfunduar në qeli, ata vazhdojnë të jetojnë bashkë. Një 47-vjeçar me banim në kryeqytet, u dërgua sërish në paraburgim, pesë muaj pasi ai kishte dalë i lirë pasi kishte përfunduar dënimin për dhunë në familje. Përpara këtij dënimi A. S lindur dhe banues në kryeqytet rezulton të ketë qenë në burg edhe gjatë 2018 , edhe atëherë për dhunë në familje. Por siç kuptohet, burri jo vetëm që nuk është rehabilituar por as që ka vënë mend dhe diçka e tillë i ka kushtuar atij burgosjen për herë të tretë.

Sipas burimeve të Gazetës “Si” , bashkëshortja me emrin Liljana, numërohet të ketë marrë tetë urdhra mbrojtjeje, por as që e ka menduar ndonjëherë që të divorcohet nga i shoqi, që sa herë del nga burgu përsërit dhunën ndaj saj apo edhe fëmijëve. Kur gruaja shkoi në polici duke treguar shenjat në fytyrë, policia e komisariatit numër 4 vrapoi në banesën private të çiftit.

Punoj pastruese e Bashkisë dhe u ktheva në orën 4 të mëngjesit rrëfen gruaja e dhunuar me inicialet L.L. Im shoq po pinte vetëm, ishte i dehur. Ai nuk më lejoi të hyj në shtëpi,më përzuri. Mora djalin dhe ika tek kushërira . Të nesërmen u ktheva në orën 12. E gjeta duke pirë. Kur hymë në banesë u drejtua nga djali për ta rrahur, ndërhyra për t’i ndarë , atëherë ai mu kthye dhe më qëlloi me grusht në fytyrë” rikujton për agjentët gruaja, teksa policët mbajtën shënim çdo fjalë dhe përshkrim të saj. I shoqi sipas kallëzueses kishte qenë shumë herë në polici për dhunën që ushtronte dhe madje ai kishte bërë edhe burg.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Kam frikë prej tij, kur ai pi është jashtë kontrollit. Por ama kur është esëll është njeri i rregullt dhe familjar” mësohet sipas burimeve të gazetës “Si” të ketë thënë gruaja e dhunuar. Më tej L.L shton sipas dosjes që gazeta “Si” disponon“ që kur së fundmi doli nga burgu kjo është hera e parë që më rreh”. Bëhet me dije se nënë e bir kanë rimarrë sërish urdhër mbrojtjeje, ndërsa burri me inicialet A. S përfundoi për herë tretë në qeli, ndonëse ai mohoi të kishte ngritur dorë.

“Isha I pirë, bëmë vetëm llafe, asgjë tjetër, por këto gratë e sotme nuk durojnë më as fjalët” është përpjekur të justifikohet 47-vjeçari, i cili me ndryshimet e reja në kodin penal do të hetohet si dhunues recidivist e për pasojë parashikohet të qëndrojë pak më gjatë në paraburgim.

Marrë nga Gazeta “Si”

Shto Koment