Politike

PËR HERË TË PARË! Vojo Bregu vjen me risi në fushatë, sjell lojën ‘Super-Vojo’, lufta me paratë, sufllaqet dhe pushtetarët

VIDEO
Vojo Bregu kandidati dhe koordinatori politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vorë, ka prezantuar lojën “Super Vojo”, ku duket se e ka shndërruar veten e tij në një ‘hero-fluturuese’ që përballet me vështirësi e pengesa gjatë rrugës.
Featured image of article: PËR HERË TË PARË! Vojo Bregu vjen me risi në fushatë, sjell lojën ‘Super-Vojo’, lufta me paratë, sufllaqet dhe pushtetarët Pjesë nga loja 'Super-Vojo'

TIRANË– Për herë të parë në këtë fushatë elektorale është përdorur edhe një lojë elektronike. Vojo Bregu kandidati dhe koordinatori politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vorë, ka prezantuar lojën “Super Vojo”, ku duket se e ka shndërruar veten e tij në një ‘hero-fluturuese’ që përballet me vështirësi e pengesa gjatë rrugës.

Një prej këtyre pengesave është edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Gjatë lojës, Bregut i duhet që të luftojë me Veliajn i cili e ‘josh’ me tufa parash dhe e sulmon.

Në lojë duken edhe kullat e ndërtesat në Tiranë që prishen, të cilat simbolizojnë kështu rrënimin e qytetit. Nuk mbeten pas, as suflaqet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për ta shkarkuar, ndiqni këtë link

(f.m/dosja.al)

Shto Koment