Politike

“Për herë të parë në historinë e OSBE-së i përmbush të gjitha ambiciet…”/ Ministri i Jashtëm mirënjohës ndaj Ramës: I dashur Edi, ekipi juaj ka meritë

Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, falënderoi personalisht, Edi Ramën, duke thënë se ekipi i ardhshëm drejtues, jo vetëm që ka një nivel të lartë kualifikimi, por për herë të parë në historinë e OSBE-së i përmbush të gjitha ambiciet për balancë gjinore dhe gjeografike.
Featured image of article: “Për herë të parë në historinë e OSBE-së i përmbush të gjitha ambiciet…”/ Ministri i Jashtëm mirënjohës ndaj Ramës: I dashur Edi, ekipi juaj ka meritë Heiko Maas

GJERMANI– Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, ditën e sotme ka falenderuar Kryeministrin Rama, njëhëkohësisht dhe  Kryetari i OSBE-së, për kompromisin e arritur me stafin e ri.

Nën kryesinë e radhës së Shqipërisë, ka nisur dje takimi i radhës i OSBE-së dhe në seancën e sotme ndërsa sot u miratua edhe stafi i ri kryesues. Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, falënderoi personalisht, Edi Ramën, duke thënë se ekipi i ardhshëm drejtues, jo vetëm që ka një nivel të lartë kualifikimi, por për herë të parë në historinë e OSBE-së i përmbush të gjitha ambiciet për balancë gjinore dhe gjeografike.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Kompromisi që kemi përpara u arrit, sidomos falë përpjekjeve të palodhshme të kryesisë shqiptare. Ju, i dashur Edi Rama, dhe ekipi juaj keni meritë që ekipi i ardhshëm drejtues, jo vetëm që ka një nivel të lartë kualifikimi, por për herë të parë në historinë e OSBE-së i përmbush të gjitha ambiciet për balancë gjinore dhe gjeografike. Për këtë ju jemi mirënjohës dhe ju falënderojmë”, tha shefi i diplomacisë gjermane në konferencën virtuale.”– ka thënë ai.

(A.k.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment