BotaShowbiz

Për herë të parë në histori! Për shkak të koronavirus, muzikali “Diana”do shfaqet në Netflix para Brodadway-t

Kjo është hera e parë që një show i Broadway shkon direkt në ekranin e vogël para debutimit teatral.
Featured image of article: Për herë të parë në histori! Për shkak të koronavirus, muzikali “Diana”do shfaqet në Netflix para Brodadway-t Princeshe Diana

SHBA– Para se të dalë në Brodway, muzikali në lidhje me Princeshë Diana do prezantohet fillimisht në Netflix. Kjo lëvizje u bë pasi teatrot e Broadwayt mbeten të mbyllura gjatë pandemisë dhe mund të mos hapen këtë vit.

Kjo është e paprecedentë për industrinë e argëtimit që po përballet me kufizimet e koronavirusit. Muzikali, i bazuar në historinë e jetës së princeshës Diana, nuk do të mund të shfaqet në Broadway të paktën deri më 25 maj të vitit të ardhshëm.

Kjo është hera e parë që një show i Broadway shkon direkt në ekranin e vogël para debutimit teatral.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Industria e filmit përballet me të njëjtën dilemë, me shumë studio që po zgjedhin ti publikojnë filmat e tyre në shërbimet streaming në vend të kinemave.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment