LIVE UPDATES
Insights

Për Gjermani, shofer!

12 Maj 2019, 06:40 Nga DOSJA
Për Gjermani, shofer!

U çua herët në mëngjes. Duhej të kapte furgonin e qytetit verior se qysh në orën 9-të do nisnin festimet e 50-vjetorit të krijimit të spitalit rajonal. Hëngri dy lugë kos me ca krodhe buke në të, piu ilaçet dhe pasi pa rreth e qark banesës së heshtur, tërhoqi derën e po zbriste shkallët. Kolla e përditshme e përqafoi qysh te kati i vet. E fortë sot dhe një çast iu morën mendtë. U mbajt te parmaku dhe i foli vetes:

-Leksi, jo sot, mos më lër pa shkuar në ceremoni. Se kam mall. Shumë mall. Do takoj shokët, kolegët, ata që punova aq vjet. Pa do shoh lumin, pyllin, qytetin…
Dhe kolla, si shoqja e tij më e mirë iku diku, larg Aleksit.

Ngadalë-ngadalë mbërriti te furgoni. U lodh se tashmë kapi 82 vjeç. Shyqyr që ishte peshë e lehtë se ndryshe do rrinte veç në krevat. Nga veshët s’para dëgjonte. I thanë për një aparat të thjeshtë, por nuk i dilte hesapi ta blinte. Se një palo pension siguroi. Vërtet punoi mjaft vite si mjek, por gjysma e jetës i shkoi në burg.
Sa tha fjalën burg, i erdhi ndër mend gruaja e tij e bukur, djali dhe vajza fëmijë, një familje e qeshur dhe plot gaz. Deri sa një darkë erdhën dy policë te dera, i bërtitën je i arrestuar, do vish me ne e që atë natë filloi rrokullima.

E akuzuan për agjitacion e propagandë. Ke thënë te shtëpia e Ethemit se bluzat e huaja janë të bukura. Në kafene ke mburrur futbollin italian. Ke kënduar një këngë jugosllave dhe filmat francezë i ke ngritur në qiell. Plot një vit hetuesi. Mori vesh që edhe vëllain, inxhinier, e kishin arrestuar. E një mbasdite i vjen një shkresë për firmë, gruaja i kërkon divorcin. E firmosi menjëherë. Të mos i trajtojnë keq fëmijët, mendoi.

Dhe ikën vitet në galeri e lart mes maleve. Pas mbarimit të dënimit prej dhjetë vjetësh e ridënojnë se i kishte thënë dikujt që supa e burgut do na vdesë. Dhjetë vjet të tjera.
Nga familja asnjë letër e lajm. Një i burgosur i ri i kishtë thënë se vajza ishte bërë infermiere dhe djali punonte në ndërtim.

-Po gruaja?- pyeti.

Ai nuk i dha përgjigje. Ndoshta është martuar, i shkoi si shigjetë në tru. Nuk mendonte se do dilte gjallë nga burgu. Ndaj shpesh uronte që ajo të martohej e mbase merrte dikë të urtë e të matur që t’i trajtonte mirë fëmijët. Ikën vitet dhe… një mëngjes erdhi urdhri të lirohen të gjithë të burgosurit politikë. Aleksi nuk besonte dhe në vend të pickonte veten pickonte shokët. Deri sa Sherifi ia dha me një shpullë mbrapsht. I dhembi, u gëzua e bërtiti:

-Jam gjallë, jam i lirë.

Nuk priti makinë tek kthesa. Eci më këmbë poshtë malit. Kishte frikë mos një urdhër i dytë e rikthente në burg. Një skodë e kromit e hodhi sipër e deri në qytet makina i dukej si breshkë. Vrap te dera e shtëpisë. Trokit e bërtit. Heshtje.

Nga dera ngjitur nxori kokën një plakë.

-Dua Sofikën, Dritanin dhe Blertën.

-Nuk ka njeri atje. Ikën me anije, ishin ca kohë te ambasada gjermane. Tani nuk kam haber, -tha ajo e mbylli derën.

-Jam Aleksi, burri i Sofikës.

Por nga matanë asnjë përgjigje. Më vonë gjeti një çekiç tek berberi poshtë dhe e shkallmoi derën. Hyri brenda dhe…i ra të fikët. Kur erdhi në vete ishte në spital. Atje ku punoi aq e aq vjet. E njohën dhe e mjekuan mirë e mirë. E ushqyen dhe iku drejt e në Tiranë. Atje takoi vëllanë. Ishte liruar para ca vitesh, punonte te fabrika e qelqit. Por shpresonte se ditët e këqija ikën për ata.

Dhe vërtet. Pas ca muajsh Aleksi nisi punë në ministri. E donin dhe e nderonin. Iku me mall nga qyteza ku krijoi familje. Mësoi se fëmijët ishin në Gjermani, në Këln. Edhe gruaja. Iu lut ministrit që në se mundej t’i nxirrte një vizë. Ai e dërgoi me shërbim dhe udhëtimi me avion ishte për të si ajo ecja mbi një tel në lartësi të mëdha.

Kaq adrenalinë po çlironte sa tha se po vdiste vërtet. Djali dhe vajza e pritën në aeroport. Të rritur dhe të bukur. Shumë të bukur. Qanin e gëzonin të tre. Pa tek ta shumë tipare të tijat. Djali im, vajza ime, fliste pareshtur. Kështu thoshte me vete çdo ditë në burg e para se të flinte uronte: “Natën e mirë familja ime e mirë!”
-Po Sofika?

-Mamaja ka tre muaj që ka vdekur.

U turbullua dhe u ul tek stoli ngjitur. Mësoi se pati një jetë skëterrë. Falë familjes së saj komuniste nuk e çuan në punë të rënda. Por bukurisë së saj iu sulën të gjithë. Me kërcënime, me provokime, me shantazhe. Deri sa nuk duroi më e kur dolën fëmijët në punë u mbyll në shtëpi e nuk doli deri ditën që me zor e morën kur u futën në ambasadën gjermane. Pastaj u qetësua në Këln, por ndjehej fajtore për kërkesën e divorcit dhe mendonte veç për ty, baba. I dukej sikur ajo ta shtrëngoi lakun që sigurimi të vuri në qafë. Më pas humbi mendjen, e shtruam në spital e deri sa një ditë se ku kishte gjetur një brisk e preu damarët.

Qanin të tre në aeroport. Edhe në shtëpi. Kështu kaloi një javë duke ngushëlluar njëri -tjetrin.
Aleksi u kthye në Tiranë e i dhënë pas pune nisi të harrohej. Vajza dhe djali bënë dokumentat dhe e morën me vete. Ai po plakej, por fëmijët u bënë me fëmijë. Gëzohej mes tyre dhe disa muaj rrinte atje, më pas në Tiranë mes fisit dhe shokëve. Kështu disa vjet deri sa u bë plot 82. Një telefon pardje i ngrohu zemrën.
-Do festojmë 50-vjetorin e spitalit. -Jemi të lumtur nëse vjen.

U përgjigj po, pa u menduar. Këto po i thoshte vetes në furgon, kur dëgjoi:
-Arritëm xhaxha. Do zbresësh?

Pyeti ku gjendej hoteli “Roma” dhe nisi të çapitej për atje. Kishte ardhur herët. Po pi një kafe i qetë, mendoi. Sa hyri te holli lexoi: ”50-Vjetori i Spitalit”.

U mallëngjye dhe zuri një tavolinë me pamje nga dera. Sa u ul e kapi nga mbrapa Faiku, drejtori i parë. U çmallën, të dy të mplakur, por të gëzuar. Pas ca bisedave sheh ca vajza të reja plot shend e rini.

-Kjo është tani drejtoresha e spitalit,-i tha Faiku.

-Është vajza e Paulinit.

Paulini ishte kolegu që spiunoi Aleksin, që e futi në burg. U vrenjt, nuk i dha dorën. Më pas erdhën plot të tjerë. Ja dhe Ylberi, dëshmitari që sajoi sikur lëvdoja filmat francezë, po thoshte Aleksi. Tani mburrej se kishte dalë në pension, por e merrnin për konsulta në spitalin amerikan. Gjithë ata që e çuan në burg erdhën për ceremoninë. U ndriste fytyra nga shëndeti dhe dhëmbët nga buzëqeshja. Në fund hyri ministrja.

-Mbesa e Sokratit, të kujtohet?-e pyeti Faiku.

-E cilit Sokrat?

-Kryetarit të Degës, atij të policisë.

Aleksi u egërsua. I doli para ai njeri i shëmtuar që e rrihte çdo natë me këmbën e shkulur nga një karrike. U çua vrik dhe doli jashtë. Nisi të nxitonte. Tek rruga pyeti dikë:
-Ku nisen furgonat për në Tiranë?

Ai drejtoi dorën nga lumi e Aleksi gati vraponte. Nuk e shqetësonte as kolla, as zemra. Vetëm ecte e ecte. I dukej sikur po jetonte te djeshmen, sikur do i dilnin para ata dy policët e dikurshëm të natës së mënxyrshme e do i bërtisnin fort:

“Eja me ne në degë! Je i arrestuar, i arrestuar!”

U plaka, por koha nuk paska lëvizur fare, tha dhe hypi në furgon.

-Për ku xhaxha? – e pyeti shoferi.

-Për Gjermani, o bir!

Qeshën pasagjerët. Shoferi tha se në Gjermani po ikin të gjithë. Futi marshin e furgoni nisi ecjen bri lumit…

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog agim xhafka shofer për gjermani agim xhafka shofer për gjermani

Sondazh

Poll
Insights 12 Maj 2019, 06:00

Dështon FMN, Banka Botërore dhe Qeveria

Shqetësimi kryesor i FMN, sot në Maj 2019 është paaftësia e Qeverisë Rama për të reduktuar dhe eliminuar detyrimet e prapambetura ndaj biznesit. Po njësoj si 6 ...

Insights 10 Maj 2019, 08:01

Gabimi mjekësor dhe burgu

Po e nis nga fillimi duke u ndaluar te përcaktimi i Mjekësisë si shkencë gjysëm ekzakte, ndoshta për shkak se njohuritë tona vazhdojnë të thellohen në skutat ku...

Insights 9 Maj 2019, 18:13

Doktori, qershitë, gangsteri i HEC-it dhe shteti

Yllson është një nga doktorët më të mirë ortoped në vend. I dashuruar pas vendit të vet. Ka pasur mundësi të shkëlqyera për tu bërë një kirurg kudo në një vend ...

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën