Aktualitet

Se quan gazetar, Telnis Skuqi publikon debatin me kryebashkiakun Flamur Golemi: Ka shpërdoruar detyrën, dorëheqjen e ka pak

Sipas "Ligjit të dekriminalizimit", personi verifikohet në bazë të formularit të dekriminalizimit që e plotëson vetë, dhe, kur eprori (në këtë rastë kryebashkiaku) identifikon që personi rezulton i dënuar në bazë të nenit 248 të Kodit Penal, në mënyrë kategorike eprori ia ndalon emërimin si drejtues.
Featured image of article: Se quan gazetar, Telnis Skuqi publikon debatin me kryebashkiakun Flamur Golemi: Ka shpërdoruar detyrën, dorëheqjen e ka pak Telnis Kuqi

GJIROKASTËR- Gazetari Telnis Skuqi ku ka publikuar një debat mes tij dhe  kryebashkiakut të  Gjirokastrës, Flamur Golemi, ku ky i fundit i shkruan se nuk e konsideron fare gazetar.

Përmes postimit në “Facebook”, Gazetari Skuqi shkruan: Disa ditë më parë, ky psedo kryebashkiak e vetëcilësoj skandal punësimin e dy gazetarëve. A thua vallë që këta dy gazetarët kanë krye ndonjë krim apo e kanë fshehur atë?! Po për të është histori suksesi nëse emëron persona që “Ligji i dekrimanalizimin” e ndalon rreptësisht emërimet në postet drejtuese, pavarësisht se ai mund të jetë dënuar shumë vite më parë.

Postimi i plotë i Telnis Skuqit:

Golemi për mua

– Shoku Telnis, kam shume pune qe te rrij te merrem me ty dhe te jem i sinqerte s’te konisderoj fare si gazetar, – shkruan në ligjeratë të drejtë, Flamur Golemi, kryebashkiaku i emëruar nga PS për Bashkinë e Gjirokastrës.

Unë për Golemin

– Ai jo vetëm duhet të përgjigjet përpara drejtësisë me akuzën penale “shpërdorim detyre”, pasi ka shkelur me të dyja këmbët ligjin, sepse me raport jo vetëm me ligjin, por edhe me moralin si “i zgjedhur” dorëheqja është pak për të, – shprehem UNë, i vetmi gazetar që në historinë e gazetarisë gjirokastrite që i ka sjellë qytetit dy çmime profesioniale: një kombëtar dhe një ndërkombëtar.

Epilogu

Disa ditë më parë, ky psedo kryebashkiak e vetëcilësoj skandal punësimin e dy gazetarëve. A thua vallë që këta dy gazetarët kanë krye ndonjë krim apo e kanë fshehur atë?!
Po për të është histori suksesi nëse emëron persona që “Ligji i dekrimanalizimin” e ndalon rreptësisht emërimet në postet drejtuese, pavarësisht se ai mund të jetë dënuar shumë vite më parë. Majde, akoma më keq të jesh i informuar që drejtori i emëruar me firmën e tij në Ndërmarrjen e Ujësjellësit dhe Kanalizimeve, Gentian Llogo, është dënuar me vendim të formës së prerë dhe ky kopuk ka guxim të më vlerësoj mua.
O pika thuaj!

(PS.: Sipas “Ligjit të dekriminalizimit”, personi verifikohet në bazë të formularit të dekriminalizimit që e plotëson vetë, dhe, kur eprori (në këtë rastë kryebashkiaku) identifikon që personi rezulton i dënuar në bazë të nenit 248 të Kodit Penal, në mënyrë kategorike eprori ia ndalon emërimin si drejtues. Ndërsa si kandidat për Këshillin Bashkiak e bën forca politike ku ai përfaqëson. Shkurt: Kryebashkiaku emëron në postet drejtuesit një person të dënuar penalisht dhe shqetësohet për dy gazetarë.)

(a.m/dosja.al)

Shto Koment