Showbiz

“Për dashurinë”, Pas rikthimit Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi bëjnë të dy tatuazhin e veçantë: Hate, Love (FOTO)

Teksa ka postuar disa video në Instastory, Jonida ka treguar se ka bërë një tjetër tatuazh që lidhet me  dashurinë dhe urrejtjen.
Featured image of article: “Për dashurinë”, Pas rikthimit Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi bëjnë të dy tatuazhin e veçantë: Hate, Love (FOTO) Jonidda Maliqi dhe Romeo Veshaj

TIRANË– Jonida Maliqi është një prej personazheve më të përfolur kohët e fundit në mediat rozë, pasi ajo është shumë aktive në rrjetet sociale nga ku ndan herë pas here  momente nga jeta e saj.

Këngëtarja është teje e apasionuar pas tatuazheve dhe kjo është parë teksa në trupin e saj  ka disa tatuazhe.

Teksa ka postuar disa video në Instastory, Jonida ka treguar se ka bërë një tjetër  tatuazh që lidhet me dashurinë dhe urrejtjen. Tatuazhi i ri që ajo ka bërë është në ngjyra, të zezë dhe të kuqe në të cilin lexohen dy fjalë: Hate, Love, pra  urrejtje dhe dashuri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Postimi i Jonidës në Instagram

Kujtojmë se Jonida vetëm pak javë më parë tregoi se është rikthyer sërish me partnerin e saj, aktorin e humorit Romeo Veshaj, prandaj edhe është shumë e komentuar për jetën private. Tashmë që të dy  me postime të vazhdueshme nuk po e fshehin më lidhjen e tyre.

Postimi i Romeos

Në një postim shihet që edhe Romeo ka bërë një tatuazh në këmbë, por ende nuk dihet se çfarë ka shkruar apo pikturuar, por  mesiguri ka të bëjë me Jonidën.

A.C/Dosja.al

Shto Koment