Aktualitet

“Për ato letrat”, Vangjush Dako shfaqet mes rrënojave me Ramën, lë mister bisedën (VIDEO)

Dako shihet qëndron pas ministrit Bledi Çuçi, teksa ky i fundit diskuton me kryeministrin.
Përditësuar:

DURRËS– Ish-kryebashkiaku i Durrësit është shfaqur krah kryeministrit Edi Rama, teksa ky i fundit ishte pasditen e sotme pranë rrënojave të mbetura në qytetin e Durrësit pas tërmetit të 26 nëntorit.

Dako shihet qëndron pas ministrit Bledi Çuçi, teksa ky i fundit diskuton me kryeministrin.

Pjesë nga biseda:

Rama: Dëgjo, me këto…me këta 12 që janë gati merru vetë…

Çuçi: Për lejet, po

Rama: Çfarë lejesh more, vjen supervizori në koë aty dhe mbaroi ky film. Pastaj ata tjerët vijnë me radhë që të fillojë

Çuçi: Të kthehet puna

Rama: Po

Dako: Për ato letrat po bëj unë ndonjë gjë, mirë?

Rama: Ok.

Por nuk kuptohet qartë se për cilat letra bëhet fjalë.

Kryeministri Edi Rama ditët e fundit ka vizituar shumë familje të prekur nga tërmeti51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment