Aktualitet

Për 400-500 euro kalonin sirianët drejt vendeve të BE-së, përfundon operacioni “Mengel 2″, arrestohen 4 persona

Të arrestuarit do t’i transportonin emigrantët në drejtim të Kukësit, me qëllim kalimin e tyre në shtetet e Bashkimit Evropian, kundrejt pagesës 500 euro për person.
Featured image of article: Për 400-500 euro kalonin sirianët drejt vendeve të BE-së, përfundon operacioni “Mengel 2″, arrestohen 4 persona Ilustrim

ELBASAN– Katër persona janë arrestuar gjatë operacionit “Mengel 2″ pasi u kapën në flagrancë teksa po përpiqeshin që të transportonin 10 emigrantë nga vendet e treta.

Operacioni nisi që më 10 korrik, gjatë “Mengel 1”, ku u arrestua një person, i cili në këmbim të 400-500 eurove kishte vendosur që të transportonte 9 emigrantë drejt vendeve të Bashkimit Europian. Sot në prangat e Policisë kanë rënë: E. L., 30 vjeç dhe M. N., 33 vjeç, banues në Kamzë, H. H., 36 vjeç dhe L. H, 36 vjeç, banues në Tiranë, bashkëpunëtorë me të arrestuarin e parë.

Të arrestuarit do t’i transportonin emigrantët në drejtim të Kukësit, me qëllim kalimin e tyre në shtetet e Bashkimit Evropian, kundrejt pagesës 500 euro për person.

NJOFTIMI I PLOTË:

Elbasan

Finalizohet operacioni policor i koduar “Mengel 2″, për parandalimin dhe goditen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Në kuadër të operacionit parandalohet dhe goditjet një tjetër rast.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Forcen e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Vihen në pranga 4 shtetas, të cilët u kapën në flagrancë duke transportuar 10 shtetas të huaj nga vendet e treta.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e masave të hartuar nga DVP Elbasan për marrjen e masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të ndihmes për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimit të tyre kundrejt pagesës në territorrin shqiptar dhe me denstinacion vendet e BE-se, si dhe në vijim të operacionit policor “Mengel 2”, nisur më datë 10 korrik, si rezultat i të cilit u vu në pranga 1 shtetas dhe u procedua 1 tjetër, pasi transportonin 9 shtetas të huaj, kundrejt fitimit 400-500 euro, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, opercioni ka vijuar për goditjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Si rezultat, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, pas një pune të mirëfilltë operativo-procedurale dhe ndjekjes prokative u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, i shtetasve:

E. L., 30 vjeç dhe M. N., 33 vjeç, banues në Kamzë, H. H., 36 vjeç dhe L. H, 36 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke transportuar 10 shtetas sirianë, me dy automjete të marra me qira. Personat e arrestuar do t’i transportonin shtetasit e huaj në drejtim të Kukësit, me qëllim kalimin e tyre në shtetet e Bashkimit Evropian, kundrejt pagesës 500 euro per person.

(k.m.dosja.al)

Shto Koment