Kuriozitete

FOTO/ ‘Bisha’ superluksoze e Bentley-t për 100-vjetorin e themelimit, njihuni me makinën e të ardhmes

Për 100 vjetorin e saj, Bentley ka zbuluar një makinë të re, një koncept i ri që i referohet disa prej modeleve të makinave që janë këtë frimë, “EXP 100 GT”.
Featured image of article: FOTO/ ‘Bisha’ superluksoze e Bentley-t për 100-vjetorin e themelimit, njihuni me makinën e të ardhmes Modeli i ri “EXP 100 GT”
Përditësuar:

Prodhuesit e makinave në përgjithësi shmangin vështrimin pas, dhe punojnë për projektet e reja që do të nxjerrin në vazhdim. Sidoqoftë, për 100 vjetorin e saj, Bentley ka zbuluar një makinë të re, një koncept i ri që i referohet disa prej modeleve të makinave që janë këtë firmë.

“EXP 100 GT” është një makinë me dy dyer, me katër vende dhe 5.8 metra e gjatë. Ky është vetëm një projekt sesi mund të duket Bentley GT në vitin 2035.

Dritat dhe grilat janë shembuj kryesorë. Bentleys priren që të vënë më shumë në pah dy dritat e mëdha që ndodhet në të dy anët, por në “EXP 100 GT” grila është e rrethuar me shuë drita.

“Është diçka që ne jemi në gjendje të bëjmë me teknologjitë e reja të dritës, dhe vetë grila është plotësisht e ndezur“, tha Gregori, duke shtuar se ky konfigurim “i referohet disa prej Bentleys nga para Luftës së Dytë Botërore”. Lëkura e përdorur në brendësi të makinës është ndër më cilësiret, ndërsa mbulesat e derës do jenë të dizajnuara nga një prodhues me mbi një shekull eksperiencë.

Së shpejti do të ketë një njoftim për të gjithë ata konsumatorë që e dëshirojnë këtë makinë të prodhuar me material 5,000-vjeçar, por jo sot as nesër, kush do që ka dëshirë ta ketë ka kohë të përgatitet deri në vitin 2035.

Jo vetëm nga jashtë duket e bukur, e gjatë dhe e gjerë, por edhe brenda ky model i ri të jep më shumë se 100% rehati e komoditet. Kjo është një ndër prodhimet më të reja, dhe më luksozet, prandaj mos humbni fotot të disa pjesëve të kësaj makine sesi duket nga brenda dhe jashtë.

Marrë dhe përshtatur nga CCN

A.C.Dosja.al

Shto Koment