Rajoni

Pëplasjet Serbi-Rusi pas marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë/ Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse tallet me Vuçicin, i sugjeron të imitojë Sharon Stone në filmin “Basic Instinct”

FOTO
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter ajo ka publikuar dy fotografi ku në njërën prej tyre shihet Vuçiçi i ulur përballë presidentit Trump, ndërsa në tjetrën është një skenë e filmit “Basic Instinct”, ku një grua me fund të shkurtër është e ulur këmbë mbi këmbë. E më këtë foto Maria i ka sugjeruar Vuçiçit të ulet pikërisht në atë mënyrë.
Featured image of article: Pëplasjet Serbi-Rusi pas marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë/ Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse tallet me Vuçicin, i sugjeron të imitojë Sharon Stone në filmin “Basic Instinct” Presidenti Aleksandër Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë.

RUSI– Drejtoresha e Departamentit për Informim dhe Medie në Ministrinë e Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka tallur me mënyrën se si presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, u ul para presidentit amerikan, Donald Trump, duke shkruar se ai dukej sikur po merrej në pyetje.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter ajo ka publikuar dy fotografi ku në njërën prej tyre shihet Vuçiçi i ulur përballë presidentit Trump, ndërsa në tjetrën është një skenë e filmit “Basic Instinct”, ku një grua me fund të shkurtër është e ulur këmbë mbi këmbë. E më këtë foto Maria i ka sugjeruar Vuçiçit të ulet pikërisht në atë mënyrë.

Duket se ky postim nuk u ka pëlqyer zyrtarëve në Beograd. I menjëhershëm ishte reagimi i të ashtuquajturit drejtor i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç, i cili i mbështeti presidentin serb.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Paramendoni, presidenti (Vuçiç) nuk tha as një fjalë të vetme të keqe kundër Rusisë, madje as në atë vend (Shtëpinë e Bardhë). Dhe paramendoni se presidenti (Vuçiç) priti një orë e gjysmë për një takim me presidentin rus dhe kurrë nuk kërkoi karrige të veçantë. Unë nuk ju lejoj ju që ta sulmoni Serbinë krenare. Turp të qoftë. Dhe më lejoni të shtoj se blerja e gazit është tërhequr nga ajo marrëveshje vetëm me këmbënguljen e njeriut që ishte i ulur në atë karrige. Turp të qoftë edhe njëqind herë!”- ka thënë zyrtari serb.

Pas dy ditësh takime, të premtën u arrit marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë. Me ndërmjetësimin e Donald Trump, Kosova dhe Serbia, firmosën veç e veç në Shtëpinë e Bardhë për Normalizimin Ekonomik. Pas kësaj marrëveshje ka pasuar edhe reagime të shumta. Hoti është shprehur se të hënën do të zhvillojë një takim me Vuçiç, dhe se kjo nuk është përfundimtarja. Haradinaj dhe Mustafa përcollën urimet e tyre për këtë marrëveshje, ndërsa të njëjtën gjë bëri edhe kryeministri Edi Rama. Po ashtu për marrëveshjen kanë reaguar edhe presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dhe kryedemokrati Lulëzim Basha.

A.C/Dosja.al

Shto Koment