Sport

Pep Guardiola merr lajmin më të keq të jetës, nëna e spanjollit vdes nga koronavirusi

Lajmin e ka konfirmuar edhe klubi anglez teksa në rrjetin social Twiiter ka ngushëlluar trajnerin spanjoll.
Featured image of article: Pep Guardiola merr lajmin më të keq të jetës, nëna e spanjollit vdes nga koronavirusi Nëna e Pep Guardiola
Përditësuar:

ANGLI – Manchester City ka konfirmuar se nëna e Pep Guardiola-s ka vdekur pasi ishte infektuar nga koronavirusi. Dolors Sala Carrio ndërroi jetë në qytetin e Barcelonës, ​​në moshën 82 vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar edhe klubi anglez teksa në rrjetin social Twitter ka ngushëlluar trajnerin spanjoll.

Familja e Manchester Cityt shpreh ngushëllime për vdekjen e nënës së Pep, Dolors Sala Carrio. Klubi dërgon ngushëllimet më të përzemërta në këtë kohë”-shkruhet në deklaratën e klubit anglez.

Trajneri spanjoll muajin e fundit dhuroi 1 milion euro për spitalet në Spanjë në mënyrë që të luftohet pandemia e Covid-19.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë bota vijon të luftojë me koronavirusin. Në rang global Covid-19 ka vrarë mbi 70 mijë persona dhe ka infektuar 1.2 milionë të tjerë, por lajm i mirë është se 269,494 të prekur kanë fituar betejën me COVID-19. . Në Itali janë shënuar 15,887 viktima, ndërsa në Francë 8,078. Virusi po bën ‘kërdinë’ në Spanjë, ku aty kanë humbur jetën 13.055 persona. Të infektuar ka edhe në Mal të Zi, Maqedoni e Veriut dhe Kosovë ndërsa në Greqi numri i viktimave ka shkuar në 73. Shqipëria ka rregjistruar 377 persona të infektuar dhe 22 viktima nga Covid-19.

(E.Ç/Dosja.al)

Shto Koment