Politike

“Pensionistët nuk përfitojnë”, drjetoresha e AKSHI tregon si mund të kërkohet leje për të dalë: Do jetë vetëm një orë në ditë

VIDEO
Karçanaj ka treguar të gjithë procedurën dhe sqaron se të gjitha lejet do konfirmohen brenda 24 orëve.
Featured image of article: “Pensionistët nuk përfitojnë”, drjetoresha e AKSHI tregon si mund të kërkohet leje për të dalë: Do jetë vetëm një orë në ditë

TIRANË- Kryeministri Edi Rma së bashku me drejtoreshën e AKSHI, Mirlinda Karçanaj ka treguar se si do kërkohet leja për të datë nga shtëpia e për të bërë pazaret. Karçanaj ka treguar të gjithë procedurën dhe sqaron se të gjitha lejet do konfirmohen brenda 24 orëve.

Kërkimi i lejes do jetë shumë e thjeshtë, do klikoni në E-Albania, ku do jetë që në krye të faqes dhe është e thjeshtë “Leje për dalje”. Vetëm një anëtar i familjes mund të kërkojë leje dhe do veriffikohet me certifikatën familjare. Leja do jetë për një orë brenda orës 05:00 deri në 13:00. Menjëherë pasi ju kërkoni lejen ju vjen një njoftim në telefon ose në E-Albania dhe ju do keni një vetëm një orë për të bërë pazarin. Konfirmimi do vijë pas 24 orësh dhe ju mund të dilni nga shtëpia, nëse Policia u kërkon lejen do keni në telefon barkodin, ose mesazhin nga E-Albania”, u shpreh drejtoresha e AKSHI.

Ndërkohë Rama ka bërë me dije se pensionistët nuk do përfitojnë nga ky shërbim, pasi ata do ndihmohen nga shteti. “Kjo leje nuk vjen për pensionistët, ata nuk mund të kërkojnë leje, pasi do kujdeset shteti për ta. Prandaj nëse pensionistët do kapen në rrugë do ketë penalizme për ta. Ndërsa familjarët që kanë leje për punë do vijojnë me atë leje”, tha kreu i qeverisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga e hëna askush nuk del dot më në pazar apo farmaci pa marrë lejen me e-mail ose telefon në emër të familjes. Rama ka prezantuar sot planin e ri të daljes së qytetarëve, ku tashmë do dilet vetëm një orë në ditë dhe leja do kërkohet 24 orë para. Kreu i qeverisë: Pensionistët nuk përfitojnë, për ta do kujdeset shteti.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 8. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment