Rajoni

Qeveria e Mitsotakis gati projekt-ligjin për pensionet e minoritarëve, do u hiqet atyre që s’jetojnë në Greqi

Përfaqësues të minoritetit për këtë gjë kanë mbajtur dhe një protestë në qendrën e Athinës të enjten për të kërkuar të drejta të barabarta pensioni me grekët e tjerë.
Featured image of article: Qeveria e Mitsotakis gati projekt-ligjin për pensionet e minoritarëve, do u hiqet atyre që s’jetojnë në Greqi Ministria e Jashmte greke

GREQI- Ministria e Punës në Greqi së shpejti do të paraqesë një ndryshim në një projektligj që do të skualifikojë të gjithë qytetarët që nuk banojnë në Greqi për 40 vjet nga marrja e pensionit shtetëror. Sipas mediave greke, projekt-ligji do të prekte minoritetin grek në Shqipëri, të cilët paguajnë kontribute të sigurimeve shoqërore në Greqi.

Përfaqësues të minoritetit për këtë gjë kanë mbajtur dhe një protestë në qendrën e Athinës të enjten për të kërkuar të drejta të barabarta pensioni me grekët e tjerë.

Lajmi për ndryshimin, erdhi pasi këngëtari dhe fronti i grupit popullor pop Melisses, Christos Mastoras, i cili ka lindur në një fshat të vogël në jug të Shqipërisë, shprehu shqetësimin e tij për projekt-ligjin në një postim në Facebook.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Po ashtu Kathimerini shkruan se Kryeministri Kyriakos Mitsotakis thirri Mastoras të enjten për ta informuar atë për ndryshimet në projekt-ligj.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment