LIVE UPDATES
Bota

Pensilvani, gjyqtari federal hedh poshtë padinë e Presidentit Trump për zgjedhjet

22 Nëntor 2020, 06:28 Nga DOSJA
Pensilvani, gjyqtari federal hedh poshtë padinë e Presidentit Trump

Përpjekjet e Presidentit amerikan Donald Trump për të përmbysur rezultattin e zgjedhjeve të 3 nëntorit morën një tjetër goditje të shtunën kur një gjyqtar federal hodhi poshtë një padi gjyqësore të ngritur nga fushata e tij që kërkonte të zhvlerësonte miliona vota të hedhura me postë në Pensilvani.

Gjyqtari Matthew Brann deklaroi se ekipi i Presidentit Trump nuk kishte arritur të provonte se kishte pasur manipulim në shkallë të gjerë me votat në zgjedhjet e 3 nëntorit, të cilat zoti Trump i humbi ndaj rivalit demokrat Joe Biden.

“Kësaj gjykate i janë paraqitur argumente ligjore pa bazë dhe me akuza spekulative,” shkroi gjyqtari në vendimin e tij.

Ai shtoi se (Trump) “nuk ka asnjë autoritet t’i heqë të drejtën e votës qoftë edhe një personi të vetëm, pa folur pastaj për miliona qytetarë”.

Në padinë gjyqësore, të drejtuar nga avokati personal i zotit Trump, Rudy Giuliani, bëhej përpjekje për të ndaluar zyrtarët të çertifikonin fitoren e zotit Biden në Pensilvani, me argumentin se disa qarqe gabimisht i kishin lejuar votuesit të ndreqinin gabimet në fletët e tyre të votimit.

Kjo ishte më e bujshmja ndër dhjetëra paditë gjyqësore të ngritura nga Presidenti Trump dhe aleatët e tij republikanë pas zgjedhjeve. Ata po përpiqen gjithashtu të zhvlerësojnë ose ndryshojnë rezultatet përmes rinumërimeve dhe trysnisë së drejtpërdrejtë mbi ligjvënësit në disa shtete.

Fushata e Presidentit Trump ka dy ditë afat për të kërkuar një rinumërim në shtetin Xhorxhia, ku zyrtarët çertifikuan të premten zotin Biden si fitues, pas një verifikimi me dorë të çdo vote. Ekipi ligjor i zotit Trump ka thënë se planifikon një proces gjyqësor në këtë shtet, por nuk ka dhënë hollësi.

Miçigan, trysni për të shtyrë çertifikimin e rezultatit zgjedhor

Komiteti Kombëtar Republikan dhe Partia Republikane e Miçiganit i kërkuan me anë të një letre bordit shtetëror të zgjedhjeve në Miçigan ta shtyjë procesin e çertifikimit 14 ditë për të lejuar një kontroll të fletëve të votimit në qarkun më të madh të këtij shteti.

Letra vjen ndërkohë që Qarku Uejn, i cili përfshin qytetin me shumicë afrikano-amerikane të Detroitit, është bërë një qendër e përpjekjeve të Presidentit Donald Trump për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të 3 nëntorit në shtetet që ishin vendimtare në humbjen e tij përballë demokratit Joe Biden.

Dy republikanë në bordin e këshillit zgjedhor të qarkut u përpoqën ta tërheqin votën e tyre në favor të çertifikimit të rezultateve të këtij qarku, pas një thirrjeje telefonike që morën nga vetë Presidenti Trump. Sekretarja e Shtetit e Miçiganit, demokratja Jocelyn Benson, tha se çertifikimi nuk mund të ndryshohet.

Bordi shtetëror, i cili përfshin dy demokratë dhe dy republikanë, do të mblidhet të hënën për të çertifikuar rezultatet e zgjedhjeve dhe do të ketë deri në 20 ditë afat për ta bërë këtë.

Letra bën thirrje për një “kontroll të plotë dhe transparent” në qarkun Uejn, duke përmendur “anomali të shumta dhe raporte të besueshme për parregullsi procedurale” akuza të ngritura nga një kandidat republikan që humbi vendin në senat.

Zyra e Sekretares së Shtetit rekomandoi të premten që bordi i shtetit të çertifikonte rezultatet, të cilat e nxjerrin zotin Biden fitues në Miçigan me 154,187 vota më shumë.

Ajo tha se kishte gabime të vogla në numërim dhe në raportim, por se ato ishin “gabime tipike njerëzore, të ngjashme me ato që kanë ndodhur në zgjedhjet e kaluara” pa ndikim në rezultatet.

I pyetur për këtë çështje, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të Miçiganit vuri në dukje se ligji i shtetit nuk lejon auditim votash para çertifikimit dhe tha: “Gjyqtarët e emëruar si nga republikanët ashtu edhe demokratët kanë gjetur se pretendimet për mashtrim zgjedhor masiv janë krejtësisht të pabaza.”

Disa grupe kanë paraqitur kundërshtime, duke thënë se do të ndërmarrin veprimet e tyre ligjore.

Të premten, një grup votuesish afrikano-amerikanë në Detroit dhe një organizatë për të drejtat e votimit ngritën padi në gjykatën federale duke akuzuar Presidentin Trump dhe fushatën e tij për shkeljen e Aktit të të Drejtave të Votimit të vitit 1965.

Aty thuhet se ekipi i Presidentit Trump pretendon në mënyrë të rreme për manipulim votash dhe po përpiqet ta përmbysë rezultatin në Miçigan dhe në shtete të tjera me presione ndaj zyrtarëve për të mos çertifikuar rezultatin ose për të zgjedhur elektorë pro zotit Trump.

“Për të realizuar këtë strategji, të pandehurit po kërkojnë hapur t’u heqin votuesve afrikano-amerikanë të drejtën e votë,” thuhej në padi. Më shumë se 78% e banorëve të Detroitit janë afrikano-amerikanë, sipas të dhënave amerikane të regjistrimit të popullsisë.

Disa avokatë në Detroit gjithashtu i kanë kërkuar një gjykatësi të qortojë fushatën e zotit Trump për përhapjen e “dezinformimit”.

Sipas ligjit amerikan, zgjedhjet presidenciale i fiton ai kandidat që arrin të sigurojë të paktën 270 vota të Kolegjit Elektoral me 538 anëtarë. Kjo përcaktohet nga vota popullore në çdo shtet. Zoti Biden fitoi në Miçigan me më shumë se 150,000 vota dhe duket se i ka siguruar të 16 votat elektorale në këtë shtet.

Në një përpjekje të vështirë për të zhbërë fitoren e zotit Biden në Miçigan – dhe mundësisht në disa shtete të tjera – Presidenti Trump u takua mbrëmë me udhëheqjen republikane të legjislaturës së këtij shteti.

Pas takimit në Shtëpinë e Bardhë, ligjvënësit e Miçiganit publikuan një deklaratë të përbashkët, ku thuhej: “Ne nuk jemi vënë ende në dijeni për ndonjë informacion që do të ndryshonte rezultatin e zgjedhjeve në Michigan. Ne do të ndjekim ligjin,” thanë ata.

Por të shtunën, Presidenti Trump tha se media e kishte lexuar gabim deklaratën e tyre. “Do të provohet se ka patur mashtrim në masë me votat,” shkruante ai në Twitter.

Akuzat e presidentit ndezin pasionet e bazës së tij

Akuzat e Presidentit Trump kanë vazhduar të ndezin pasionet mes bazës së tij republikane.

Qindra mbështetës u mblodhën të shtunën përpara selisë së legjislaturës së shtetit Xhorxhia në Atlanta. Videot e postuara në internet tregonin folës që denonconin mediat për faktin që parashikuan zotin Biden si fitues të zgjedhjeve, si dhe disa udhëheqës republikanë të këtij shteti për çertifikimin e rezultateve.

Në vendin e protestës u dërgua policia me veshje speciale për t’i ndarë ata nga kundërprotestuesit që ishin mbledhur aty pranë. Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump humb zgjedhjet pensilvania zgjedhjet presidenciale ne shba donald trump humb zgjedhjet pensilvania zgjedhjet presidenciale ne shba

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni