LIVE UPDATES
Insights

Pendesë nga një anëtare jurie

4 Korrik 2020, 18:21 Nga DOSJA
Pendesë nga një anëtare jurie

TIRANË– Disa javë më parë, në ditët e para të përpjekjes për t’u hapur dalëngadalë, pas disa muajve plot ankth që kërcënoheshin prej frikës nga e panjohura, ankthi dhe pasiguria për shëndetin e të ardhmen, ku ditënetët kapnin njëra-tjetrën pa e kuptuar në pat aguar a perënduar, u zgjova nga një telefonatë që më zgjoi jo nga gjumi, por nga letargjia e atyre muajve të vështirë.

-Kozeta, ju telefonojmë nga “Sirea Film”. Po përgatisim një format disa javor për fëmijë e adoleshentë në disa disiplina, si në komunikim publik (public speech), standup comedy dhe performancë. Kemi dëshirë të jesh në juri.

Unë nuk i kam dashur kurrë formatet që vënë në garë fëmijët dhe adoleshentët. Nuk më pëlqejnë. Më mërzisin lotët e tyre dhe shkurt, nuk kam pasur kurrë gjunjë t’i përballoj. Por nuk mund ta mohoj që më ngacmoi lloji i disiplinave në garë, sidomos dy të parat. Duhet vetëm të konsultohesha me veten që do t’i lija mënjanë emocionet e do ta çoja këtë punë deri në fund pa u ndikuar nga keqardhja që mund të ndjejnë të eleminuarit. Fundja, një ditë, do të më duhej ta sfidoja veten dhe paska qenë e thënë  ta bëj në “Standup Albania”, finalja e të cilit u mbajt mbrëmë, por që aktualisht po transmetohen xhirimet e episodeve të para, të realizuara në avancë në platformën digjitale “Tring”.

Dhashë një “PO”  me shkronja kapitale, duke shprehur në të gjitha format entuziazmin, pa pyetur as për kohën që do të më merrte ky angazhim dhe  madje u befasova  (por sigurisht u gëzova) kur më thanë se edhe do të paguhesha për këtë projekt.

Në fazat eleminatore e gjysmëfinale kam njohur fëmijë e adoleshentë të mrekullueshëm, të talentuar, të artikuluar, për të cilët edhe kemi pasur debate me kolegët e tjerë të jurisë, regjisorin Leonard Bombaj dhe pedagogun Erion Kristo, por sidoqoftë aty jemi me zë dhe figurë për të argumentuar mendimet dhe vendimarrjen tonë e deri mbrëmë në finale, askush nuk ka mundur dot të vijë e të na kapë prej xhakete e të na telendisë për vendimet që kemi marrë.

…..deri mbrëmë! Në finale! Në fundin e saj, e kapa unë veten time prej xhakete; lutesha që koha të kthehej pas e të mos e kisha nisur kurrë këtë rrugëtim. Investimi i një stafi të tërë që përgatit formatin, pikërisht në natën finale, mbeti në duart e një akademie që as e morëm vesh kush ishin se askush nuk foli për ta, të cilët vlerësuan dramat personale të konkurrentëve dhe jo aftësitë e tyre.

Në garën e fëmijëve merrte pjesë Leo Hasanllari (shumë kush e mban mend fëmijën që ka luftuar për jetën që ditën që lindi). Leo është bërë personazh mediatik për forcën dhe kurajon që pati dhe në këtë format, ku personalisht s’i kam mbajtur dot lotët gjatë rrëfimit të Leos, kam thënë se: Nëse mendoni që në finale po shkon karroca e Leos dhe jo Leo, ndiqeni edhe një herë ligjëratën e tij, sepse nëse e shihni, askush nuk do gjejë kurajon të thotë se e favorizoi karroca. Sepse Leo e meritonte të ishte në finale, pasi mundi shokët dhe shoqet e tij në gjysmëfinale. Leo meritonte në finale çdo çmim të mundshëm, për kurajon, për motivimin, për  reflektimin që i bëri atyre që e ndoqën, por jo fitues i kategorisë, sepse kjo mund të shkatërronte Grejsin, vajzën që u ngjit në skenën e Amfiteatrit me yllin që i kishte ndritur në ballë e që produksioni, për të ndrequr gabimet e “akademisë”, u detyrua t’i sajonte një çmim.

Në skenë u ngjit Enea, një i  ri, i cili po kryen aktualisht dënimin në institucionin e vuajtjes së vendimeve penale të Fierit; një super arritje për çdo autor, skenarist,  regjisor dhe çdo kënd që bën televizion. Enea meritonte çdo çmim të mundshëm qiellor, hënor, diellor, oqeanik, për guximin për të folur në publik e për të bërë një lloj “mea culpa”, por jo të ishte fitues në kategori, sepse kështu u fyen të tjerët që ishin profesinalisht më mirë se Enea. Unë nuk e shoh Leon si një fëmijë në karrocë; unë nuk e shoh Enean si të dënuar. Në një garë të tillë, unë i shikoj njerëzit si të barabartë dhe s’më ka shkuar e s’do më shkojë kurrë në mend që një fatkeqësi të tyre, ta konsideroj dhe përdor si inferioritet apo avantazh.

Po në kategorinë e standup-it si votoi Akademia? A e di Akademia çfarë është KRYESISHT një “standup comedy”? Nëse do ta dinte, nuk do ta rrëzonte Antonion përballë Kerisit që ishte e shkëlqyer, por standup-i nuk është imitim, të dashur akademikë. Ndonjëherë komedianët e standup-it përdorin edhe muzikën për të mbështetur lojën e tyre, por kaq.

Si mund të djalloset një punë e gjatë dhe të lihet në duart e një akademie, ku midis tyre ka nga ata që mbushin dosjen dhe ikin pa i parë të gjitha performancat se kanë punë e s’mund të qëndrojnë deri në fund? Unë s’mundem të bëj me faj produksionin, pjesë e të cilit kam qenë e ftuar vetë, i cili veç fletë ka numëruar, por sigurisht, si gazetare tashmë e jo si anëtare jurie, pyes: cilët ishin këta anëtarët e kësaj akademie, se veç gjashtë a shtatë munda të dalloj? Si u përzgjodhën? Dhe mbi ç’kritere votuan ata a një pjesë e tyre? Ore, me të drejtë dikush mund të pyesë: po çfarë të duhet ty, se një një iniciativë private s’do të të pyesë kush ty. Dhe, e vërtetë është edhe kjo, por unë jam akoma me atë të vjetrën që media është: informim, edukim e argëtim.

Nëse profesionistët do të votojnë në bazë të sasive të lotëve që provokoi një histori e caktuar, unë ju siguroj me prova që s’ka njeri që ka qarë më shumë se unë gjatë udhëtimit në këtë projekt, por lotët e mi përpara të vërtetës së madhe, nuk vlejnë një grosh. Ky nuk është një Big Brother që duhet të qëndrojë në këmbë prej dramacitetit të historive që përcjell, por një garë ku duhet të fitojnë më të mirët, një garë që duhet të të çojë në shtëpi me bindjen e padiskutueshme për rezultatin që ke marrë, por jo me zhgënjim, fyerje, demotivim. Ndoshta nesër ndokush prej tyre, nuk do të guxojë të ngjitet sërish në skenë dhe kjo, jo se humbi, por se humbi padrejtësisht.  Edhe unë humba! Humba besimin përballë profesionistëve;  besimin në to humba, se vetë e kam ndërgjegjen të qetë. Isha 1/3 jurisë që i solli finalistët deri para akademikëve, por 1/30 e atyre që vendoste për fituesit. Më qeshet, sepse tani që po e mendoj, unë s’kam qenë kurrë deri më sot anëtare jurie për here të dytë në një format. Normal! Kush të qas me këto mendime jo të hapura, por të shqyera!  Dhe meqë ra fjala, cilët ishin 30 profesionistët, anëtarë të akademisë dhe a janë të qetë sot?  Apo po kërkoj shumë? Në tërë këto halle që ka vendi, do rrimë të vrasim mendjen për hallet e kalamajve të dynjasë.

 Çojini fëmijët të kërcejnë, këndojnë, të luajnë në instrumente, të pikturojnë, të aktrojnë,  por mos i fusni në garë. As mos i ushqeni që janë më të mirët, dhe as mos ua trazoni ëndrrat me orekse akademikësh, që shpesh herë, as vetë nuk e dinë pse janë thirrur, siç në fakt, mësova të kishte ndodhur edhe këtë herë. 

Shënim: Për një pjesë mund të duket në gjuhë të huaj ky shkrim, pasi shumë lexues nuk e dinë për çfarë po shkruhet, sepse ky format është xhiruar në avancë dhe ndërkohë që në Tring, në transmetim mbahen fazat eleminatore, mbrëmë u xhirua finalja.  Sidoqoftë qëllimi nuk është një format i vetëm, por sistemi i vlerësimit në këtë vend ku tashmë askush s’e di sa vlen, sepse askush nuk mundet t’ja tregoj dot

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog kozeta kurti pendesë nga një anëtare jurie kozeta kurti pendesë nga një anëtare jurie

Sondazh

Poll
Insights 30 Qershor 2020, 17:21

Të mos personalizohet historia e Kosovës!

Zbardhja e së shkuarës në Kosovë është pa alternativë për demokratizimin dhe të ardhmen e shtetit të ri, edhe në aspektin juridik, mendon Vilma Filaj-Ballvora.N...

Insights 30 Qershor 2020, 14:03

Dy romane– Një kënetë…

TIRANË-Si një ndërhyrje nga populli apo vazhdim i asaj bisede nga një dëshmitar për këtë çështje kruciale, sipas meje, po sjell një shkrim timin për...

Insights 22 Qershor 2020, 09:30

Me Washingtonin a Brukselin?

Ne jemi të vegjël për t’i bashkuar BE-në e SHBA-në. Kësaj jave që të dyja caktuan data e u zotuan për ndërmjetësim të bisedimeve, veç e veç sikur ...

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën