Aktualitet

Efektivët grekë i vranë mikun para syve, kush është Sandër Pema që drejtonte 50 mln euro kokainë dhe u shpëtonte qelive, lidhje me biznesmenin Jurgen Molla (SKEDA)

Sandër Pema është arrestuar dy vite më parë si pjesë e bandës së Jurgen Mollës, bashkë me cilin trafikonin kokainë nga Shqipëria e Greqi drejt Turqisë.
Featured image of article: Efektivët grekë i vranë mikun para syve, kush është Sandër Pema që drejtonte 50 mln euro kokainë dhe u shpëtonte qelive, lidhje me biznesmenin Jurgen Molla (SKEDA) Aleksander Pema dhe Jurgen Molla
Përditësuar:

TIRANËDosja.al ka siguruar emrin e shqiptarit që akuzohet nga Policia greke si koka e grupit të 1.2 ton kokainë që u sekuestruan sot, vlera e të cilës në treg kap shifrën e 50 mln eurove, ai është Sandër (Aleksandër) Pema, dhe është shqiptari që shikoni në foto, 41 vjeç.

Aleksander Pema

Pema është një person me rrezikshmëri të lartë dhe konsiderohet si ‘tmerri’ i drejtësisë greke. Sandër Pema është arrestuar dy vite më parë si pjesë e bandës së Jurgen Mollës, bashkë me cilin trafikonin kokainë nga Shqipëria e Greqi drejt Turqisë.

Jurgen Molla

Ai jeton në Greqi që prej viteve ’90, ku është arrestuar shumë herë dhe është dënuar për vepra të rënda penale. Në vitin 1998, Pema u arrestua për disa vjedhje me dhunë. Ai u dënua dhe arriti të lirohej vetën në vitin 2006. Aleksandër Pema njihet edhe si miku i ngushtë i Marian Kolajt. Ky i fundit është një i arratisur nga burgjet greke, i cili u vra nga policia greke gjatë përleshjes me armë në kufi me Shqipërinë. Në këtë ngjarje ishte edhe Pemaj prezentë, i cili bashkë me Kolajn plagosi disa efektivi grekë, të cilët i vranë mikun para syve. Në vitin 2010, Pemaj pati sërish një përplasje me armë me efektivët grekë, që më pas përfundoi në arrestimin e tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shqiptari u lirua në vitin 2015. Por dy vite më vonë, ai ra sërish në pranga pas shkatërrimit të rrjetit të trafikut të drogës me në biznesmenin krye Jurgen Mollën. E pashpejgueshme, por Pemaj ka rritur të dalë sërish nga qelia duke përgatitur një tjetër rrjet trafikimi me koainë. Sot ai ra sërish në prangat e policisë si kreu i bandës që po trafikonte 1.2 ton kokainë, vlera e të cilës arrin në 50 mln euro. Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me DEA-n amerikane dhe janë kapur 1 ton e 180 kilogram kokainë si dhe disa armë pistoleta dhe një kallashnikov. Sasia e kokainës është nisur nga Shën Vinsent I ishujve Karaibe dhe ka mbërritur me rrugë detare, më saktësisht me jaht, në qytezën greke. Më pas droga do të shpërndahej në vende të ndryshme të Europës dhe të Afrikës Veriore. Emrat  e te arrestuarve të tjerë janë: Arbër Përdeda, Ergon Tusi, Erlin Zotaj, Lek Doda, Maksim Preçi.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment