Bota

Pelosi: Demokratët amerikanë në pritje të procesit zyrtar, për shkarkimin e Donald Trump

Nëse presidenti ngre çështjen se dëshiron që ata të hetojnë rivalin e tij politik, atëherë kuptohet që kjo nuk është e drejtë. Ne nuk u kërkojmë qeverive të huaja të na ndihmojnë në zgjedhjet tona, është shprehur Pelosi për çështjen e Trump.
Featured image of article: Pelosi: Demokratët amerikanë në pritje të procesit zyrtar, për shkarkimin e Donald Trump Nancy Pelosi

SHBA- Demokratët amerikanë  kanë nisur kongresin ku pritet që të nisin zyrtarisht  procedurat për shkarkimin e Presidentit Trump, pas zbulimit të bisedës  telefonike që ky i fundit zhvilloi me Presidentin ukraninas rreth hetimit  të rivalit të tij politik Joe Biden.

Pas kësaj çështje reagoi edhe kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, e  cila  u shpreh se faktet janë  gati për sonte, dhe se  do të ishte shumë gabim nëse nëse Presidenti Donald Trump i ka kërkuar Ukrainës që të nisë një hetim për rivalin e  tij politik.

“Nuk është çështja nëse ka patur ose jo një shkëmbim favoresh në bisedën e tij telefonike me presidentin ukrainas. Nëse presidenti ngre çështjen se dëshiron që ata të hetojnë rivalin e tij politik, atëherë kuptohet që kjo nuk është e drejtë. Ne nuk u kërkojmë qeverive të huaja të na ndihmojnë në zgjedhjet tona.“- është shprehur Pelosi.

Burimi: UsaToday

A.C/Dosja.al

Shto Koment