
TIRANË– Mjeku Pëllumb Pipero ka treguar rastin e një të moshuare nga Hasi i Kukësit. I ftuar në ‘Opinion”, teksa po fliste për reagimin e sistemit imunitar ndaj kurës së Covid-19, Pipero tha se 93-vjeçarja e mori veten shumë shpejt.
Ai shtoi se të nesërmen, një ditë pasi 93-vjeçarja u shtrua në gjendje të rëndë në spita, e gjeti duke i shërbyer një tjetre në spital dhe se ka dalë nga aty si kokrra e mollës.
“Po ju tregoj rastin e 93-vjeçares nga Hasi. U konsiderua si e vdekur. Edhe ata familjarët ishin shumë të dëshpëruar. Të nesërmen, e kam gjetur atë 93-vjeçaren që i bënte shërbim një tjetre aty në spital dhe i thoshte ‘të keqen nëna sa sëmurë je’. Ajo doli si kokrra e mollës nga spitali,”- tha Pipero.
(f.m/dosja.al)