Aktualitet

Pëllumb Pipero: Të ndalohet praktika e spitaleve Covid, hapni të gjitha rajonalet, ku ka kapacitete të shtrohen

VIDEO
Pipero u shpreh se ai ka kërkuar që të mos vazhdohet me praktikat e spitaleve Covid, por të hapen spitalet rajonale.
Featured image of article: Pëllumb Pipero: Të ndalohet praktika e spitaleve Covid, hapni të gjitha rajonalet, ku ka kapacitete të shtrohen Pëllumb Pipero

TIRANË– I ftuar në Arena në RTV Ora nga Dritan Hila, mjeku Pëllumb Pipero u shpreh se ai ka kërkuar që të mos vazhdohet me praktikat e spitaleve Covid, por të hapen spitalet rajonale.

Pipero: Unë kam kërkuar që të mos vazhdojmë me praktika covid-1, covid-2, covid-3, por mundësisht të hapen të gjitha spitalet rajonale atje ku ka kapacitete. Kështu i gjithë sistemi të jetë në lojë dhe në veprim për të përballuar më mirë këtë situatë. Të mos shtrëngohemi që të kërkojmë kapacitete shtesë, por të vëmë në dispozicion të gjitha kapacitetet që kemi ne. Ne do të jetojmë gjatë me këtë pandemi. Mendohet se kjo pandemi do të zgjasë së paku 1.5 ose 2 vite. Shëndetësia nuk përballohet vetëm me Covid-19, prandaj duhen strukturat e tjera shtesë. Mjekët infeksionistë të Tiranë s’ka kohë që po trajnohen në mënyrë efektive. Në këtë aspekt strukturat shëndetësore kanë marrë të gjitha masat që të jenë sa më të përgatitura.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Marrë nga OraNews

(f.m/dosja.al)

Shto Koment