
TIRANË– Ministri Niko Peleshi bëri të ditur ditën e sotme se policia po vijon ruajtjen e aeroportit. Në një deklaratë për mediat e pranishme, Peleshi tha se kontrollorët nuk janë ushtarakë që të mund të marrin përsipër operacionet e se nuk janë të liçensuar për aviacion civil. Ndër të tjera, ai shtoi duke thënë se nuk forcat e armatosura nuk do të marrin asnjë rol më tepër se ajo që bëjnë rutinë në aeroport.
DEKLARATA:
“Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura as nuk kanë marrë dhe as nuk do të marrin ndonjë rol më tepër se ajo që bëjnë rutinë në Aeroport, si pjesë integrale e tij, Policia Ushtarake, bën ruajtjen e tij. Nuk janë kontrollorët Ushtarak ato që do të marrin operacionet , nuk jemi ne të licencuar për aviacion civil”, tha Peleshi.
(A.B)/Dosja.al