Aktualitet

Balluku paralajmëroi se do i nxjerrë jashtë, Peleshi nxjerr pamjet e mjeteve të Ushtrisë në Rinas: Kemi rritur vigjilencën pas bojkotimit të Albcontrol

VIDEO
Në një postim në Facebook, Peleshi ka shpërndarë një video ku shihen forcat e armatosura në aeroport.
Featured image of article: Balluku paralajmëroi se do i nxjerrë jashtë, Peleshi nxjerr pamjet e mjeteve të Ushtrisë në Rinas: Kemi rritur vigjilencën pas bojkotimit të Albcontrol Niko Peleshi dhe pamje nga Rinasi

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka deklaruar se Forcat e Armatosura kanë rritur vigjilencën pas bojkotimit nga Albcontroll. Në një postim në Facebook, Peleshi ka shpërndarë një video ku shihen Forcat e Armatosura të Ushtrisë në aeroport. Peleshi ka shkruar se auroporti i Rinasit është një pikë dhe objet stategjik për sigurinë kombëtare. Ndërkohë që reagimi i Peleshit ka ardhur pas deklaratës së Ministres Balluku se kontrollorët e Albcontroll do të nxirren jashtë.


“Aeroporti i Rinasit Nënë Tereza është objekt strategjik me rëndësi të veçantë për sigurinë kombëtare. Strukturat tona të Forcave të Armatosura, si pjesë integrale e aeroportit, kanë rritur vigjilencën për të garantuar ruajtjen e perimetrit të sigurisë së aeroportit veçanërisht pas bojkotimit të punës nga kontrollorët e kompanise së aviacionit civil Albcontrol sha,” shkruan Peleshi.

Aeroporti i Rinasit ka pezulluar sot të gjitha fluturimet. Shkak është bërë mosplotësimi i kërkesave të kontrollorëve. Ministrja Belinda Balluku ka hequr të gjitha përgjegjësitë nga shteti, ndërsa ka ngritur alarmin për “puç shteti”. Presidenti Ilir Meta ka kërkuar zgjidhje nga qeveria, ndërsa kryeministri Edi Rama i ka kërcënuar punonjësit e ‘Albcontrol’ me burg.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në letrën e publikuar nga Dosja.al të nënshkruar nga punonjësit thuhej se ata kanë nevojë për një periudhë tre ose katër ditore rikuperimi pasi ndihen të lodhur dhe të stresuar nga mungesa financiare për shkak të pandemisë

(I.A/dosja.al)

Shto Koment