Rajoni

Pejë/ Vritet dhe digjet në makinë ish-ushtari i UÇK-së, ka qenë kritikues i ashpër i Ibrahim Rugovës (FOTO)

Qerim Kelmendi është vrarë dhe më pas trupi i tij është djegur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Zahaq të Komunës së Pejës.
Featured image of article: Pejë/ Vritet dhe digjet në makinë ish-ushtari i UÇK-së, ka qenë kritikues i ashpër i Ibrahim Rugovës (FOTO) Qerim Kelmendi

Kosovë- Ngjarje e rëndë në Kosovë. Në orët e para të mëngjesit të sotëm ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendi, është gjetur  i djegur brenda në makinën e tij, në fshatin Zahaq të Komunës së Pejës. Mediet vendase raportojnë se  Klemendi fillimisht është vrarë dhe më pas trupi i tij është djegur.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, është informuar se në fshatin Zahaq-Pejë, në një rrugë është duke u djegur një veturë. Me të marrë informatën njësitet e Stacionit Policor në Pejë kanë shkuar në vendngjarje, ku ka vërejtur një veturë e cila ishte përfshirë tërësisht nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet e zjarrfikësve të cilët e kanë shuar në tërësi zjarrin”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ende nuk dihen shumë detaje për ngjarjen e rëndë. Klemendi ka qenë njëri nga ushtarët e parë të UÇK-së dhe është njohur si kritikues i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

J.V/Dosja.al

Shto Koment