Rajoni

Pejë: 14 vjeçarja sjell në jetë fëmijën, braktiset nga partneri në spital

Një 14 vjeçarje ka sjellë në jetë foshnjën e saj në Spitalin e Pejës, por partneri me të cilin ka bashkëjetuar e ka braktisur atë. Sipas raportit të policisë vendodhja e tij akoma nuk dihet.
Featured image of article: Pejë: 14 vjeçarja sjell në jetë fëmijën, braktiset nga partneri në spital spitali peje

PEJË- Një 14-vjeçare ka lindur të shtunën në Spitalin e Pejës, e cila mendohet të jetë braktisur nga partneri i saj.  Sipas policisë, e mitura ka deklaruar se ka bashkëjetuar rreth një vit me një person të gjinisë mashkullore, për të cilin akoma nuk dihet vendodhja. E mitura mendohet të jetë braktisur nga partneri i saj.

Lajmi është bërë i ditur me anë të raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës. Viktima e mitur 14 vjeç, më datën 24 prill ka lindur një fëmijë. Viktima deklaron se ka bashkëjetu 1 vit me një person. Personi është largu dhe nuk po dihet lokacioni. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit”, – tha zëdhënësi i policis Fadil Gashi për Express.

Ndërsa, në raportin 24-orësh të PK-së, rasti është lajmëruar si “bashkëjetesë me personin nën moshën 16 vjeç”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pejë, 24.04.2021 – 20:00. Është raportuar për një rast Bashkëjetesë me Personit nën Moshën 16 vjeç. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relavante policore”, thuhet në njoftimin e policisë.

(f.i/dosja.al)

Shto Koment