Aktualitet

Pedofilët në aksion në kohë koronavirusi, mbyllen 74 faqeve pornografike me fëmijë, aksesoheshin edhe nga Shqipëria

Sipas CRCA, Kjo rritje e konsiderueshme mund të ketë ardhur edhe si shkak i karantinës, që jo vetëm iu mundëson njerëzve që të kenë kohë më të madhe në dispozicion për përdorimin e internetit, por edhe që i jep kohë e mundësi të gjithë grabitqarëve seksualë të gjejnë viktimat e tyre në internet dhe t’i përndjekin ato.
Featured image of article: Pedofilët në aksion në kohë koronavirusi, mbyllen 74 faqeve pornografike me fëmijë, aksesoheshin edhe nga Shqipëria Foto ilustruese

TIRANË– 74 Faqe pornografike me fëmijë janë mbyllur tre ditët e fundit. Në një njoftim zyrtar (Kliko këtu), Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri bën me dije se faqet e mbyllura ishin të aksesueshme edhe nga Shqipëria nëpërmjet Facebook.  Raportimi fillestar u bë i mundur falë Platformës Kombëtare ëëë.ISIGURT.AL, e cila ka marrë gjatë kësaj kohe një numër rekord ankesash nga fëmijët dhe të rriturit.

Pas verifikimeve paraprake, rezultoi se videot e hedhura në disa profile specifike në Facebook nuk janë të fëmijëve shqiptare, por ato ishin lehtësisht të aksesueshme nga fëmijët dhe menjëherë të gjitha u raportuan pranë Policisë së Shtetit.

Nëpërmjet një bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe CRCA është bërë e mundur mbyllja e faqeve pronografike me fëmijë. Gjithsesi, mungesa e legjislacionit penal, e bën të pamundur për Prokurorinë Shqiptare që t’i ndjekë këto raste për të gjetur autorët e saj.

Drejtori i CRCA/ECPAT Shqipëri, Altin Hazizaj, në lidhje me këtë situatë të paprecendentë, u shpreh se  çdo faqe është mbyllur por është hera e parë që nënjë periudhe kaq të shkurtër kohe të raportohet një numër kaq i lartë i faqeve pornografike me fëmijë.

Është hera e parë që në ISIGURT.AL brenda një periudhe kaq të shkurtër kohe të raportohet një numër kaq i lartë i faqeve pornografike me fëmijë. Çdo faqe tashmë është mbyllur, por kjo na tregon se krimet seksuale kundër fëmijëve nuk duan t’ia dinë as për kufij,”- tha Hazizaj. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas CRCA, Kjo rritje e konsiderueshme mund të ketë ardhur edhe si shkak i karantinës, që jo vetëm iu mundëson njerëzve që të kenë kohë më të madhe në dispozicion për përdorimin e internetit, por edhe që i jep kohë e mundësi të gjithë grabitqarëve seksualë të gjejnë viktimat e tyre në internet dhe t’i përndjekin ato.

Vitin e kaluar Facebook i dha CRCA/ECPAT Shqipëri statusin e partnerit të besuar, gjë që krijon mundësi të raportimit dhe lidhjes së menjëhershme ndërmjet të dy partnerëve, sidmos në raste e hedhjes së postimeve, fotove apo videove me përmbajtje të paligjshme apo të dëmshme për fëmijën.

CRCA/ECPAT Shqipëri, prej 15-vjetësh është angazhuar në mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve gjatë lundrimit të tyre në internet. Bashkëpunimi me platformat globale si Facebook dhe Google, ka bërë të mundur mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga dhuna, bulizmi dhe shfrytëzimi në internet edhe në Shqipëri, ndërkohë që autoritetet janë ende larg mbrojtjes së fëmijëve nga krimet seksuale në internet,”– shkruhet më tej në deklaratë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment