Politike

Pedagogu pyet Klosin: A ju vret ndërgjegjia? Pse rrini ministër kur këtu vdesin 1400 njerëz nga ndotja

Pedagagu Endri Shabani e ka pyetur Blendi Klosin lidhur me postin e tij si ministër i Mjedisit. Shabani e ka pyetur se përse vijon ta mbajë postin kur në Shqipëri çdo vit vdesin 1400 persona nga ndotja.
https://streamable.com/o3nr8

TIRANË– Pedagogu gjithashtu edhe aktivisti i shoqërisë Civile, Endri Shabani i ka bërë disa pyetje ministrit të Turizmit Blendi Klosi, i cili ishte i ftuar dje në “Tempora.”

Shabani i ka bërë një jetëshkrim të shkurtër në karrierën politike ministrit Klosi duke theksuar se përgjatë 20 viteve Shqipëria nuk ka ndryshuar. 

Duke qënë se Klosi mban postin e ministrit të Mjedisit, Shabani e ka pyetur se përse vijon ta mbajë postin kur në Shqipëri çdo vit vdesin 1400 persona nga ndotja.

Për çfarë qëndroni ministër kur këtu iu vendin 1400 persona në vit. Vdesin më shumë njerëz këtu se vendet e indistrualizara. Jeni i vetmi ministër që ka votuar pro importit të plehrave.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Fjala e plotë e pedagogut Shabani:

Zoti Klosi çfarë iu motivon që të merreni me politikë. Keni qënë ministër në vitin 2000 në atë kohë kur Shqipëria u njoh për herë të parë si vend kandidat, ju jeni sërish ministër ndërsa Shqipëria akoma pret.

Keni qënë ministër Kulture por keni votuar pro prishjes së Teatrit Kombëtar. Keni qënë deputet i Durrësit por nuk keni thënë asgjë kundër betonizimit të rrënojave antike dhe romake. Jeni ministër turizimi të një vendi që nuk ka më asnjë plazh publik. Jeni ministër i një prej vendeve më të ndotura në Europë. Për çfarë qëndroni ministër kur këtu iu vendin 1400 persona në vit. Vdesin më shumë njerëz këtu se vendet e indistrualizara. Jeni i vetmi ministër që ka votuar pro importit të plehrave. Dhe pastaj merrni guximin që të dilni nëpër lagje dhe të mblidhni plehrat. Realisht çfarë iu bën që të jeni ministër? Apo për t’i thënë 6 mln euro një biznesi që djeg plehrat në Fier aty ku edhe keni qënë deputet. Ndërkohë që me këto para mund t’I kishit investuar ajrin. A iu vret ndopak ndërgjegjia?

(k.m/A.F/ dosja.al)

Shto Koment