SocialeVirale

Pedagogu pushohet nga puna, pasi i quan femrat në klasën e tij të pavlera

I marrë në pyetje nga komisioni i universitetit, Dr E.Davis u shpreh se ai nuk e kishte seriozisht, dhe po bënte shaka me  atë deklaratë.
Featured image of article: Pedagogu pushohet nga puna, pasi i quan femrat në klasën e tij të pavlera

KAROLINA E VERIUT – Dr E.Davis është pedagogu i lëndës së fizikës, në universitetin e Karolinës së veriut, i cili u pushua në mënyrë të menjëhershme nga puna, pasi i quajti femrat e klasës së tij të pavlera.

Pedagogu u shpreh në atë mënyrë, pasi dy femra në klasën e tij nuk i’u përgjigjën dot saktë pytjeve që ai  u bëri, fill pas kësaj pedagogu tha midis klase, se femrat e klasës janë të pavlera, dhe meshkujt kanë më shumë rëndësi.

Femrat e klasës së tij, janë ankuar më pas për shprehjet e thëna nga pedagogu.

I marrë në pyetje nga komisioni i universitetit, Dr E.Davis u shpreh se ai nuk e kishte seriozisht, dhe po bënte shaka me  atë deklaratë.

Por edhe nëse kjo është e vërtetë, askujt nuk i interesoi dhe pedagogu u pezullua përkohësisht nga puna e tij në mënyrë të menjëhershme.

Burimi: Daily Mail

E.C/Dosja.al

Shto Koment