AktualitetShowbiz

“Pedagogu maniak që u shit si shfrytëzim”, Ermal Mamaqi ndan një tjetër anë të medaljes: Do ndëshkoja vajzën po të isha gjyqtar (E PLOTË)

Ermal Mamaqi ka postuar në rrjete sociale një shkrim nga një ndjekës që flet për rastin e ‘pedagogut maniak’ në Elbasan.
Featured image of article: “Pedagogu maniak që u shit si shfrytëzim”, Ermal Mamaqi ndan një tjetër anë të medaljes: Do ndëshkoja vajzën po të isha gjyqtar (E PLOTË) Aktori, Ermal Mamaqi.

TIRANË– Aktori Ermal Mamaqi ka publikuar në rrjete sociale një shkrim që tregon një anë tjetër të medaljes për rastin e shfrytëzimit seksual nga pedagogu në Elbasan, që u publikua pak ditë më parë në emisionin ‘Stop”. Duke ndarë shkrimin e një prej ndjekësve të tij, Ermal Mamaqi duket se mbështet këtë teori.

“Tallja e pedagogut maniak që u shit si shfrytëzim seksual nga Ermal Mulosmani. Po ju si mendoni?”- shkruhet në foton e postuar nga Mamaqi.

Shkrimi i plotë:                                                

“Mbrëmë në emisonin “Stop” u bë publik rasti i një studenteje mbetëse në të gjitha lëndët, mosfrkuentuese e mësimit dhe një pedagogu “gjynafqar” që i shkëlqenin sytë si maceve në afsh.

Bisedat e tyre të regjistruara nga vajza me kamera të fshehtë linin të kuptonin qartë vetëm një gjë: Pedagogu ishte skllavi i saj dhe ajo tallej hapur me të!

Ajo e vërdalliste në një mënyrë të pacipë, e puthte kur i tekej, ia ngacmonte fantazinë dhe ky qyqari ishte gati të copëtohej për të, boll një shpresë të kishte. Sikur të ishte e mundur do hynte vetë në provimet e saj. I premtoi edhe ta çonte për masazh në Tiranë.

Sa më shumë shtoheshin takimet aq më shumë shtohej dëshira e pedagogut dhe tallja e vajzës me të.

Ajo video mund të ishte gjithçka përveçse shfrytëzim seksual për notë nuk ishte. Madje, në një moment të transmetuar, pedagogu i thoshte “Nëse ka feeling mirë, nëse nuk ka e lëmë këtë punë”. Për asnjë moment nuk pashë kërcënimin me notë. Sigurisht, ndërhyrja e qyqarit pedagog te kolegët e tij nënkuptonte një shans që kishte ai për atë vajzë monstër por asnjëherë nuk e kërcënoi me ngelje nëse nuk i jepej.

Po të isha gjyqtar i rastit do ndëshkoja veç vajzën. Gjynafqarin e kishte ndëshkuar Zoti boll. @ermal_mulosmani”.

 

View this post on Instagram

 

Mbrëmë në emisonin “Stop” u bë publik rasti i një studenteje mbetëse në të gjitha lëndët, mosfrkuentuese e mësimit dhe një pedagogu “gjynafqar” që i shkëlqenin sytë si maceve në afsh. Bisedat e tyre të regjistruara nga vajza me kamera të fshehtë linin të kuptonin qartë vetëm një gjë: Pedagogu ishte skllavi i saj dhe ajo tallej hapur me të! Ajo e vërdalliste në një mënyrë të pacipë, e puthte kur i tekej, ia ngacmonte fantazinë dhe ky qyqari ishte gati të copëtohej për të, boll një shpresë të kishte. Sikur të ishte e mundur do hynte vetë në provimet e saj. I premtoi edhe ta çonte për masazh në Tiranë. Sa më shumë shtoheshin takimet aq më shumë shtohej dëshira e pedagogut dhe tallja e vajzës me të. Ajo video mund të ishte gjithçka përveçse shfrytëzim seksual për notë nuk ishte. Madje, në një moment të transmetuar, pedagogu i thoshte “Nëse ka feeling mirë, nëse nuk ka e lëmë këtë punë”. Për asnjë moment nuk pashë kërcënimin me notë. Sigurisht, ndërhyrja e qyqarit pedagog te kolegët e tij nënkuptonte një shans që kishte ai për atë vajzë monstër por asnjëherë nuk e kërcënoi me ngelje nëse nuk i jepej. Po të isha gjyqtar i rastit do ndëshkoja veç vajzën. Gjynafqarin e kishte ndëshkuar Zoti boll. @ermal_mulosmani

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on


(R.L/Dosja.al)

Shto Koment