
BRUKSEL – Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian i ka kërkuar kryetares së tyre, Ursula von der Leyen që të mbështesë anëtarsimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.
Grupi i dytë më i madh në PE i ka dërguar një letër ministres së Mbrojtjes së Gjermanisë ku e vënë në dijeni me prioritetet e tyre, mes tyre edhe integrimi i dy vende të Ballkanit Perëndimor.
Nëse Ursula Von der Leyen bie dakord me prioritetet e Socialistëve dhe Demokratëve , atëherë deputetët do të votojnë për emërimin e saj.
Gjermania duhet të marrë mbështetjen e eurodeputetëve në Parlamentin Evropian pasi do të votohet më 16 korrik si pasardhësja e Jean-Claude Juncker.
(k.m/dosja.al)