Rajoni

PE diskuton për Kosovën, komisioneri Avramopulos: Kosovarët meritojnë liberalizimin

Përmes një deklarate, ai thotë se ndihet mirë që Parlamenti Europian e njeh rëndësinë e lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës. Avramopulos theksoi gjithashtu se ka një numër shtetesh anëtare të BE-së, të cilat kanë shprehur shqetësime rreth rreziqeve të migrimit që paraqesin qytetarët e Kosovës.
Featured image of article: PE diskuton për Kosovën, komisioneri Avramopulos: Kosovarët meritojnë liberalizimin Dimitri Avramopulos

BRUKSEL- Komisioneri për Migrim në Parlamentin Evropian, Dimitris Avramopulos, ka bërë të ditur se dje është diskutuar për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e kosovës. Përmes një deklarate, ai thotë se ndihet mirë që Parlamenti Europian e njeh rëndësinë e lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës.

“Më vjen mirë që Parlamenti Evropian po e njeh rëndësinë e lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me të qenit të drejtë, por edhe me pranimin e përpjekjeve të tyre. Ka të bëjë me stabilitetin dhe sigurinë në gjithë rajonin. I gjithë rajoni duhet të ketë perspektivë evropiane”, shkruan në rrjetet sociale Avramopulos.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Siç shkruan komisioneri për Migrimin, kjo është arsyeja pse është propozuar heqja e aplikimit për viza për qytetarët e Kosovës, në kuptimin se deri në ditën e miratimit të propozimit nga Parlamenti dhe Këshilli, Kosova do të kishte ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe duke forcuar luftimin e saj kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Avramopulos theksoi gjithashtu se ka një numër shtetesh anëtare të BE-së, të cilat kanë shprehur shqetësime rreth rreziqeve të migrimit që paraqesin qytetarët e Kosovës.

Kosova është i vetmi partner i Ballkanit Perëndimor që nuk përfiton nga një marrëveshje e lehtësimit për viza dhe qytetarët e saj janë të vetmit në rajon që kanë nevojë për viza për të udhëtuar në vendet e Bashkimit Europian, ka përsëritur Komisioneri për Migrim Dimitris Avramopulos.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment