Aktualitet

Shengeni Ballkanik/ PDIU: Një nismë e papranueshme që lë jashtë Kosovën

Është e papranueshme një nismë Rajonale që lë jashtë Kosovën dhe e pakonsultuar me të.Shqipëria s’duhet ti japë frymëmarrje Serbisë në raport me Kosovën, por të jetë gjithmonë në krah të saj në raport me Serbinë.
Featured image of article: Shengeni Ballkanik/ PDIU: Një nismë e papranueshme që lë jashtë Kosovën

TIRANË- PDIU ka reaguar menjëherë  pas takimit që zhvilloi Kryministri Rama me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev, duke thënë se  është një  nismë e panevojshme dhe e papranueshme që lë jashtë Kosovën.

“Është e papranueshme një nismë Rajonale që lë jashtë Kosovën dhe e pakonsultuar me të.
Shqipëria s’duhet ti japë frymëmarrje Serbisë në raport me Kosovën, por të jetë gjithmonë në krah të saj në raport me Serbinë.

Një nismë e dëmshme që risjell idenë e ish-Jugosllavisë për një Konfederatë Ballkanike. Një nismë sjell një çorientim gjeopolitik.”– është deklaruar nga PDIU.

Deklarata e plotë:

Schengeni Ballkanik Serbi-Mal i Zi-Maqedoni e Veriut, një nismë e panevojshme dhe e dëmshme

Është e papranueshme një nismë Rajonale që lë jashtë Kosovën dhe e pakonsultuar me të.

Shqipëria s’duhet ti japë frymëmarrje Serbisë në raport me Kosovën, por të jetë gjithmonë në krah të saj në raport me Serbinë.

Një nismë e dëmshme që risjell idenë e ish-Jugosllavisë për një Konfederatë Ballkanike.

Një nismë sjell një çorientim gjeopolitik.

Shqiptarët janë të përcaktuar që në kohën e Rilindasve për të qenë pjesë e Europës, jo vetëm gjeografikisht, por dhe për tu bërë pjesë e BE-së.

Kemi që nga viti 2014 që Shqipëria ka marrë statusin e vendit kanditat, e presim hapjen e negociatave.

Rilindja e Ramës dështoi për të disatën herë dhe këtë vit për hapjen e negociatave, e na servir një nismë mediokër e pa asnjë impakt për qytetarët.

Këto nisma duken si alternativa ndaj integrimit evropian, pra si paradhoma pritje që do zvarrisin hyrjen në BE prandaj është më mirë ti shmangim.

Çorientim gjeopolitik- Ne kemi partner kryesor tregtar BE-në dhe vullneti i 98 përqind i Shqiptarëve është të shohim nga perëndimi, s’kemi asnjë arsye të thellojmë lidhjen me lindjen.

Boll më me megallomaninë e liderit rajonal, ne duhet të kryejmë me kokën ulur detyrat e shtëpisë për të arritur standartet e BE-së, demokracinë funksionale, zgjedhje të lira e të ndershme, si dhe betejën kundër kapjes së shtetit nga krimi dhe ekonomisë nga Oligarkët

A.C/Dosja.al 

Shto Koment